GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nuk mjafton supergoli i Martinez, Liverpool dhe Bayern janë dy çerekfinalistet e para

23:10 - 08/03/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk mjafton supergoli i Martinez, Liverpool dhe Bayern janë dy çerekfinalistet e para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Interi fitoi 1-0 kundër Liverpool në “Anfield”, por humbja me dy gola në “San Siro” bëri që kampionët në fuqi të eliminoheshin nga Champions League dhe goli i Lautaro Martinez të kishte vlerë vetëm për të personalisht.

Bayern në ndeshjen tjetër mposhti 7-1 Salzburg dhe u kualifikua, duke ua prerë ëndrrën austriakëve që kishin barazuar 1-1 ndeshjen e parë.

LIVERPOOL

Pas gjysmë ore lojë në “Anfield”, Matip goditi traversën dhe trembi italianët, që më pas shpëtuan edhe nga një tentativë e Van Dijk. Tre minuta nga mbyllja e pjesës së parë Calhanoglu vuri në vështirësi Alisson.

Në shtesë Alexander-Arnold bëri me hije Interin me një goditje dënimi, por pjesa e parë përfundoi pa gol. Pjesa e dytë nisi me një shtyllë të Salah, i cili edhe në minutën e 77 u ndal po nga shtylla.

Lautaro Martinez shtangu skuadrën e Liverpool në minutën e 62-të, me një goditje fantastike nga jashtë zone. Një minutë më pas Interi mbeti me një lojtar më pak, pasi Sanchez u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo penalizoi Interin, që nuk kishte fuqinë të shënonte golin tjetër e ta çonte ndeshjen në shtesë. Në shtesë Vidal i mohoi golin e barazimit Luis Diaz.

GJERMANËT

Bayern Munich mendoi ta zgjidhte shpejt çështjen e kualifikimit në çerekfinalet e Champions League. Robert Lewandowski shënoi tre gola për 23 minuta, dy me penallti, dhe austriakët e RB Salzburg po përjetonin një makth.

Polaku vendosi edhe rekordin e ri për trigoleshin më të shpejtë nga fillimi i ndeshjes në Champions League, pasi theu rekordin e Marco Simone të vendosur me Milanin në vitin 1996, ndaj Rosenborg, kur shënonte tre gola për 24 minuta.

Gnabry në pjesën e parë shënoi edhe një tjetër gol, kurse më pas skenën e mori edhe Thomas Muller. Në minutën e 70-të Salzburg realizoi golin e nderit me anë të Kjaergaard. Bayern nuk u ndal, pasi Muller dhe Sane realizuan edhe dy gola të tjerë.

Etiketa: interLiverpool

Lajme të lidhura

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste
Sport

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste

10:42 - 23/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës
Breaking Views

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City
Breaking Views

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
Para
Ish banorja e BBV reagon ashpër në rrjete sociale: Ishin kohë të arta kur… (Foto)

Ish banorja e BBV reagon ashpër në rrjete sociale: Ishin kohë të arta kur... (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor
Aktualitet

Largohen nga detyra dy drejtues të Gardës, njëri ishte kandidat për drejtor

18:54 - 23/02/26

Garda e Republikës ka pësuar disa ndyshime ditën e sotme. Mësohet se është lëvizur nga detyra drejtori i Planifikimit dhe...

Lexo më shumë
Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash

Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash

18:26 - 23/02/26
Shqipëri–Itali/ Çmontohet rrjeti i trafikut në Bari, 20 masa sigurie nga autoritetet italiane

Shqipëri–Itali/ Çmontohet rrjeti i trafikut në Bari, 20 masa sigurie nga autoritetet italiane

18:14 - 23/02/26
Protesta, banorët e Rrjollit sërish kundër resortit të Bashkim Ulajt

Protesta, banorët e Rrjollit sërish kundër resortit të Bashkim Ulajt

17:53 - 23/02/26
Edhe rruga Egnatia në kolaps, banorët e Spatharit paralajmërojnë bllokim

Edhe rruga Egnatia në kolaps, banorët e Spatharit paralajmërojnë bllokim

17:38 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com