GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nuk mori pjesë tek “Foltorja”, Xhelal Mziu thirrje SPAK-ut: Hetoni masakrën zgjedhore në Dibër

18:23 - 19/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk mori pjesë tek “Foltorja”, Xhelal Mziu thirrje SPAK-ut: Hetoni masakrën zgjedhore në Dibër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, i cili nuk ka marrë pjesë ditën e sotme në “Foltoren” e Berishës në Dibër, zonë ku ai është zgjedhur deputet, me anë të një statusi në facebook i bën thirrje SPAK që të ndëshkojë personat e përfshirë, në masakrën zgjedhore në Dibër.

Ai thotë se faktet e dorëzuara nga PD u vërtetuan dhe nga raporti i OSBE-OHDIR, por edhe SPAK një pjesë të saj e ka zbardhur duke gjetur si fajtor Dionis Xholin dhe Albjon Çejkun për korrupsion në Zgjedhje.

“Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve, mijëra informacione, fakte, dokumente që provojnë se si regjimi po zbatonte një projekt kriminal të deformimit të vullnetit të qytetarëve përmes vjedhjes më të madhe në historinë e zgjedhjeve.

Kjo masakër kundër vullnetit të lirë u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR, ndërsa një copëz e vogël e asaj që ka ndodhur në 25 prill, u zbardh edhe nga SPAK, i cili gjeti fajtor Denis Xholin, përgjegjës i zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë, dhe Albjon Çejku për korrupsion në zgjedhje dhe përdorim të funksionit publik për veprimtari zgjedhore” – shkruan Xhelal Mziu.

Ai më tej kujton se të gjithë i kanë parë makinat që u shpërndanin para qytetarëve dhe për këtë kërkon nga drejtësia që të vërë në bankën e të akuzuarve arkitektët e këtij sistemi kriminal.

“Të gjithë i mbajnë mend makinat që shpërndanin paratë, që ky pushtet u kishte vjedhur qytetarëve përgjatë 8 viteve të fundit, për të blerë varfërinë e prodhuar nga keqqeverisja e Ramës. Ndaj, ne inkurajojmë drejtësinë të mos ndalet te ekzekutorët, por të marrë në bankën e të akuzuarve arkitektët e këtij sistemi kriminal, që me vullnet politik, pengoi ndryshimin që qytetarët kërkonin dhe e kërkojnë edhe sot” – është shprehur Mziu.

Kujtojmë që Partia Demokratike ka ngritur dhe një Komision Hetimor për atë që selia blu e quan masakra zgjedhore e 25 prillit.

Etiketa: Diberfoltorjamasakra zgjedhoreXhelal Mziu

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Siti kërkon fitoren e radhës, Guardiola përzgjedh këtë formacion

Siti kërkon fitoren e radhës, Guardiola përzgjedh këtë formacion

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com