GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nuk ndalen lejet e ndërtimit në kryeqytet, afër rekordit të 2019-s

08:56 - 31/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk ndalen lejet e ndërtimit në kryeqytet, afër rekordit të 2019-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori i ndërtimit është përfshirë në zhvillime të vrullshme pas pandemisë, si në numër lejesh, ashtu edhe në sipërfaqe. Volumet më të mëdha të punimeve janë të përqendruara në kryeqytet sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 6-mujorin e parë. Sektori po i afrohet rekordit të vitit 2019, për sipërfaqen e dhënë për leje të reja ndërtimi.

Në janar-qershor 2021 u dhanë në të gjithë vendin 598 leje për ndërtime të reja, me një rritje 2% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe 43% në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2019.

Sipërfaqja e re që do të ndërtohet shënoi rritje edhe më të shpejtë. INSTAT raportoi sot se në 6-mujorin e parë 2021, sipërfaqja e re për ndërtim me leje arriti në 1,1 milionë metra katrore, me një rritje 74% në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2020 dhe 15 % në raport me vitin 2019.

Numri i lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqja e re shënuan rritje të konsiderueshme në 6-mujorin e parë të vitit 71% e sipërfaqes së re do të ndërtohet në Tiranë. Bashkia e kryeqytetit dha leje për ndërtimin e 816,097 metra katrorë me një rritje 59% në raport me vitin 2020 dhe 4.2% më pak në raport me vitin normal 2019

Të dhënat mbi lejet e reja tregojnë se zhvillimet në sektor janë afër rekordit e vitit 2019. Shqipëria shënoi një rekord për leje e reja dhe sipërfaqen në 6-mujorin e e parë të vitit 2019, me 990,784 metër katrorë në të gjithë vendin, nga të cilat 851,645 metër katror ishte autorizuar për ndërtim në Tiranë. Në 6-mujorin e parë 2021, sipërfaqja e re për ndërtim në të gjithë vendin ishte 15% më e lartë se rekordi i tremujorit të tretë 2019, ndërsa në Tiranë ishte -4.2 më i ulët.

Sektori i ndërtimit dhe bizneset e lidhura nuk ishin të goditura nga pandemia Covid-19, duke u bërë frenuesi kryesor i rënies ekonomike. Ekonomia shqiptare ra me 3.31% në vitin e pandemisë 2020, shumë më e ulët se pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare prej mbi 7% dhe të vetë vlerësimeve të fundit të qeverisë prej -4.4%.

Në rajon, Shqipëria ka ecurinë e dytë më të mirë pas Serbisë, e cila u tkurr me -1.5% në 2020-n, ndërsa për vendet e tjera, tkurrja ka qenë rreth -5%, apo më e lartë. Përmirësimi ka ardhur nga tremujori i katërt, ku ekonomia u rrit me 2.99%. Sektorët me ecurinë më të mirë ishin ndërtimi (i nxitur dhe nga procesi i rindërtimit), që ndikoi në 1.84% të rritjes. Gjithashtu sektori i pasurive të paluajtshme ka shënuar rritje pozitive në gjithë tremujorët (2.83% në të parin; 5.47% në të dytin; 9.54% në të tretin dhe 8.93% në të katërtin).

Kryeqyteti vijon të zgjerohet me ritme të shpejta sidomos në objekte të luksit me kulla shumëkatëshe kryesisht në zonën e qendrës, ndërkohë që emigracioni i lartë dhe rënia e lëvizjeve, po tkurrin ritmin e rritjes së popullsisë së Tiranës. Sipas të dhënave të iNSTAT, popullsia e Tiranës u rrit me 11 mijë e 6 banorë në vitin 2020, teksa një vit më parë u rrit me 11, 164 banorë, kurse në vitin 2018, Qarku i Tiranës ishte shtuar edhe me 21 mijë e 635 banorë të rinj.

Një anketë mbi emigracionin në vitin 2019 e zhvilluar nga iNSTAT gjeti se popullsia e kryeqytetit është pakësuar me 10% ose më shumë se 100 mijë persona gjatë periudhës 2011-2019.

Në tremujorin e dytë 2021 janë miratuar gjithsej 347 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 209 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2020, duke shënuar një rritje prej 66,0 % (tab.2). Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2021, është 544.127 m 2 , nga 322.294 m 2 miratuar në tremujorin e dytë 2020, duke shënuar një rritje prej 68,8 % (tab.3). Në tremujorin e dytë 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 23,1 miliardë lekë, nga 14,8 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2020, duke shënuar një rritje prej 55,8 %/MONITOR

Etiketa: leje ndertimimonitor

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Izolohet vatra e zjarrit në parkun Kombëtar të Prespës

Izolohet vatra e zjarrit në parkun Kombëtar të Prespës

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com