GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nuk ndalen socialistët, kërkojnë përjashtimin e 4 deputetëve të PD

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk ndalen socialistët, kërkojnë përjashtimin e 4 deputetëve të PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk kanë të ndalur përjashtimet nga ana e mazhorancës socialiste ndaj deputetëve të opozitës.

Partia Ssocialiste do kërkojë përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të 4 deputetëve të PD-së.

Duke iu referuar burimeve PS do kërkojë përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Flamur Nokës, Sali Berishës, Belind Këlliçit dhe Edi Palokës.

Seanca e djeshme u shoqërua me tensione, përplasje dhe akuza, teksa jashtë parlamentit zhvillohej protesta e thirrur nga opozita. Për gati 1 orë e gjysmë, deputetë të PD-së u përplasën me socialistët, ku kryefjalë e akuzave ishte çështja McGonigal, ndërsa disa prej tyre nuk u lejuan që të hynin në sallë pasi ishin të përjashtuar.

Noka u përjashtua nga seanca dje pas disa paralajmërimeve se po shkaktonte zhurmë duke i fryrë bilbilit. Ai u bë protagonist në disa raste gjatë seancës dhe tentoi t’u pamundësonte fjalën deputetëve të Partisë Socialiste, mes të cilëve dhe kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës.

Ndonëse salla u përfshi nga debate të ashpra, ku Garda u ngrit dy herë për të rrethuar foltoren, kryetari i PD-së Sali Berisha mori disa herë fjalën dhe pasi ndërpritej nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla fuste në ‘lojë’ “Facebook”-un e tij, nga ku bënte lidhje live.

Në sallën e Kuvendit nuk munguan as zhurmat e shkaktuara nga rënia e bilbilave, si dhe goditja me duar e tavolinave, në shenjë proteste për situatën e krijuar në Kuvend, seancë në të cilën kryeministri Edi Rama mungoi për të disatën herë. Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit, ku u mbajt për gati 2 orë protesta e opozitës, u regjistruan disa episode të dhunshme.

Etiketa: Kryesore1perjashtimsocialiste

Lajme të lidhura

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin
Breaking Views

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen
Breaking Views

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26
Para
Rrafshoi hotelin në Sarandë, Sotir Çabiri u pikas nga kamerat

Rrafshoi hotelin në Sarandë, Sotir Çabiri u pikas nga kamerat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com