GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk ndalet droga në Lezhë, kanabisi kultivohet edhe në prona publike

13:18 - 09/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk ndalet droga në Lezhë, kanabisi kultivohet edhe në prona publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas Policisë së Lezhës, në kuadër të mega-operacionit antikanabis të koduar “Imazhi” janë asgjësuar në total 16.073 bimë narkotike cannabis sativa. Nga këto kontrolle u finalizua faza e 12-të e operacionit, si rezultat i së cilës, në fshatin Kashnjet, njësia administrative Ungrej të Lezhës, në një pronë publike u gjetën të kultivuara në tokë, 500 bimë narkotike cannabis sativa

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet faza e 12-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në zona të pyllëzuara, në terrene të vështira malore, me shërbime nga toka dhe me dronë.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 500 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në fshatin Kashnjet.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në zona të ndryshme të qarkut Lezhë, janë asgjësuar në total, 16 073 bimë narkotike cannabis sativa.

Shërbime të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Nga këto kontrolle u finalizua faza e 12-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, në fshatin Kashnjet, njësia administrative Ungrej, Lezhë, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara në tokë, 500 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: drogaKryesore1LezhëPolicia

Lajme të lidhura

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)
Aktualitet

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Para
Turqi/ Dy tramvajë përplasen kokë më kokë, mbi 20 të plagosur

Turqi/ Dy tramvajë përplasen kokë më kokë, mbi 20 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15
Botë

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26

Forcat iraniane dhe amerikane vazhdojnë përpjekjet për të gjetur pilotin e zhdukur pas rrëzimit të një avioni F-15 amerikan mbi...

Lexo më shumë
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

16:13 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com