GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk pres asgjë nga Bullgaria”, Rama nga Brukseli: 26 vendet e BE shohin si yjet

09:24 - 23/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk pres asgjë nga Bullgaria”, Rama nga Brukseli: 26 vendet e BE shohin si yjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Rama ka mbërritur në Bruksel në kuadër të samitit 2-ditor të Bashkimit Evropian. Rama ka folur para gazetarëve dhe ka ritheksuar se nuk pret që të zgjidhet asgjë me çështjen Bullgare.

Megjithatë kryeministri u shpreh se nëse kjo zgjidhet do të jetë një sinjal pozitiv për të marrë frymë, ndërsa nuk harroi të kritikojë BE duke thënë se rrinë e vështrojnë si yjet.

“Unë e kam thënë edhe po e përsëris. Përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari. Nëse do zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulim e një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se është turp që Bullgaria “rrëmben” 2 vende të NATO-s në mes të luftës që ka shpërthyer në Ukrainë.

“Është turp që Bullgaria rrëmben dy vende të NATO-s në mes të një lufte në Evropë. Viktimë, jo. Nuk do jemi kurrë viktimë sepse e dimë se në këtë rrugë është një Bullgari këtu, një atje. Ne nuk e ndryshojmë rrugën. Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë Evropën në shtëpinë tonë. Ballkani i Hapur është përgjigja e vërtetë ndërsa rruga e integrimit do vazhdojë, por shpirti evropian duhet të ndërtohet në rajon. Ballkani i Hapur është i hapur për këdo. Jemi në ulëset e para sepse çdokush duhet të ngasë makinën e vet dhe Shqipëria po bën pjesën e vetë, sepse na e kërkon Brukseli, por mbi të gjitha fëmijët tanë. Maqedonia e Veriut është kandidate prej 17 vitesh, Shqipëria prej 8, kështu që mirëserdhët në Ukrainë. Është gjë e mirë që Ukrainës i jepet statusi kandidat, por ukrainasit të mos krijojë shumë shpresa”, shtoi ai.

Lliderët e BE-së mblidhen sot në një samit 2-ditor në Bruksel. Liderët evropianë pritet të nënshkruajnë rekomandimin e javës së kaluar të Komisionit Evropian, për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat.

 

 

Etiketa: BrukseliKryesore1NegociataRama

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Para
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” publikon videon me Monika Lubonjën, ja reagimi i aktores

Shoqja e saj e ironizon, Monika i kundërpërgjigjet: O ti… (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com