GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

‘Nuk qëndroj aty ku s’më duan”/ Ernest Muçi paralajmëron largimin nga Besiktas

21:16 - 11/06/25
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
‘Nuk qëndroj aty ku s’më duan”/ Ernest Muçi paralajmëron largimin nga Besiktas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata te Beşiktaş vazhdon të jetë e tensionuar pas përfundimit të sezonit, dhe sipas mediave turke, disa lojtarë kanë filluar të reagojnë ndaj mesazhit të qartë të drejtuesve të klubit pas ndeshjes me Bodrumspor: “Kushdo që dëshiron, mund të largohet.”

Një nga emrat më të përfolur është Ernest Muçi, mesfushori ofensiv shqiptar, i cili u transferua te gjigantët e Stambollit gjatë merkatos së janarit 2024 për një tarifë prej 10 milionë eurosh.

Sipas raportimeve, Muçi ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke u ndier i “sulmuar” për performancën e ekipit, edhe pse kontributi i tij ishte i dukshëm në fushë.

Me 55 ndeshje, 11 gola dhe 4 asistime për Beşiktaş, Muçi besohet se i ka dërguar një mesazh klubit përmes agjentit të tij, ku ka deklaruar: “Nuk dua të qëndroj aty ku nuk më duan. Më jepni tarifën e transferimit dhe do të largohem.”

Në përgjigje, drejtuesit e klubit i kanë bërë të ditur se janë të gatshëm të pranojnë largimin e tij nëse paraqitet një ofertë prej 12 milionë eurosh, ndërkohë që raportohet se ekziston hapësirë për negociata rreth kësaj shifre.

Muçi ishte një nga blerjet më të bujshme të sezonit për klubin bardhezi, por situata aktuale e brendshme dhe klima e pasigurisë duket se po e shtyjnë drejt një largimi të mundshëm këtë verë.

gijotina.com/

Etiketa: Ernest Muci

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Para
‘Me jep lekë ose do të publikoj fotot që kemi bashkë’! Gruaja nga Korça shantazhon një burrë

‘Me jep lekë ose do të publikoj fotot që kemi bashkë’! Gruaja nga Korça shantazhon një burrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Pas hekurave...

Lexo më shumë
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com