GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk sheh kullën 14 kate pa leje, i duhet satelit”, Berisha: Rama po tallet me shqiptarët

11:58 - 01/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk sheh kullën 14 kate pa leje, i duhet satelit”, Berisha: Rama po tallet me shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama po tallet në mënyrë cinike me shqiptarët. Gjatë fjalës në Këshillin Kombëtar të PD, Berisha theksoi se kreu i qeverisë nuk e sheh kullën e ndërtuar 14 kate pa leje në mes të Tiranës, por “i duhet sateliti për ta parë”.

“Diçka tjetër më e vështirë dhe përcaktuese është mundi djersa që duhet të derdhë secili prej nesh çdo ditë për suksesin e kësaj force. Arritja e 7 marsit ishte madhore, por jo vendimtare, larg saj. Bëhet vendimtare kur kushdo nga ju ti shtrojë një pyetje vetes: Çfarë bëra sot, çfarë do bëj nesër për të arritur fitoren e PD? Për të bindur qytetarët në drejtësinë e kauzës sonë? Është një oqean pune, është një det. Ku jemi ne me këtë? Absolutisht jemi larg. Kushti më themelor për të ndërtuar punën e suksesin është të jesh realist. Kur i sheh me realizëm, sado të hidhura të jenë, i ndryshon. Në të kundërt nuk ndryshon asgjë. Koha është jashtëzakonisht e veçantë, shikoni në historinë e këtij vendi Shqipëria ka pasur diktatorë gjakësorë, paraqiteshin liberalë por ekzekutonin njerëz në kufi. Por s’ka pasur kurrë kryeministër që tallej në mënyrën më cinike me qytetarë e vendit. Dje tha e hoqa fashën, sot thotë është në fuqi. Sikur nuk flet për qytetarët shqiptarë, pot sikur flet për kuzhinën e tij, oborrin në Surrel, sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij, i trajton shqiptarët si askush tjetër. Ky ka rekorde botërore cinizmi. Kullën 14 kate pa leje i duhet sateliti për ta parë, duhet të vjedhë me satelitët. Po tallet me shqiptarët. Por për të gjitha këto ku jemi ne? nuk ka nevojë Edi Rama të na dhurojë gjë tjetër për fitoren tonë më shumë të këqija se sa i ka bërë këtij populli. Ku është PD sot? Është larg në aktivitet e saj, larg asaj që duhet të jetë, seksioni dhe grup seksioni i PD. E vërteta, thelbi i PD është si funksionojnë qelizat tona, ashtu do funksionojë në thelb partia”, tha Berisha.

Sot pritet të marrë udhë mënyra se do përzgjidhen kandidatët në primare për zgjedhjet vendore. Mbetet për t’u parë nëse do merren parasysh kërkesat e aleatëve që për zgjedhjet lokale opozita të dalë me një kandidat të vetëm dhe kjo të dalë nga primaret ose sondazhet. Por ideja e sondazheve nuk është përmendur në PD, ndaj mbeten vetëm primaret. Nuk dihet nëse në këto primare do ketë emra nga aleatët.

Etiketa: berishaPDsatelite

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Analiza e Orges Shehit: E pësuam nga eksperienca kundër Dudelange

Derbi me Partizanin, Shehi: Një ndeshje për tu luajtur, tifozët do fitojnë ndeshjen e tyre në stadium

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com