GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nuk shkoi në SPAK, Berisha: S’kam njoftim zyrtar, po sillen si banditë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk shkoi në SPAK, Berisha: S’kam njoftim zyrtar, po sillen si banditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha sot nuk u paraqit në SPAK, pasi sipas tij nuk ka asnjë njoftim zyrtar, përveçse njoftimeve publike, që sic tha ai nuk kanë asnjë vlerë.

Berisha u shpreh se ai është sanksionuar për shkak se atë nuk e kontrollojnë dot, ndërsa theksoi se i është përgjigjur dhe do vazhdojë t’i përgjigjet cdo thirrje të gjykatës ose prokurorisë, por jo me vendime antikushtetuese.

Berisha tha se njoftimet për një deputet duhet të paraqiten në Kuvendin e Shqipërisë, pasi ai është institucioni ku punon.

“Sqaroj edhe njëherë, i jam përgjigjur çdo thirrje në jetën time, çdo gjykate dhe prokurori dhe do vazhdoj pa asnjë lëkundje, por nuk do pranoj kurrë në emrin tuaj, në emrin e interesave tuaja, asnjë vendim antikushtetues nga kushdo tjetër. Sepse kjo do të thotë gjëmë për secilin prej jush, do të thotë gjëmë për vendin”, tha Berisha.

Pyetje: I druheni një vendimi për ashpërsim të masës?

Berisha: Unë nuk kam asnjë njoftim përveç njoftimeve publike. Njoftimet publike nuk kanë asnjë vlerë. Unë kam një institucion dhe institucioni i punës zyrtare është Parlamenti i Shqipërisë. Çdo njoftim për deputetin e sjell në Parlament. Këtu nuk ka ardhur asnjë gjë.  Sali Berisha është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Pyetje: Çfarë ndodh nëse SPAK do të sjellë në Kuvend një shkresë ku autorizon masën arrest shtëpie?

Berisha: Ai nuk guxon ta bëjë këtë, sepse ai duhet të sillej si zyrtar dhe t’i kërkonte parlamentit që Berisha të paraqitet. Dhe ta vendoste parlamenti, do ta votonte edhe vetë Sali Berisha, por ai nuk e bën këtë sepse do të sillet si bandit.

 

 

Etiketa: berishaSpak

Lajme të lidhura

Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!
Breaking Views

Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

22:54 - 28/07/26
Aktivistja lexon deklaratën e protestuesve: Kërkojmë hetim për dhunën policore, nuk tërhiqemi nga presionet
Aktualitet

Aktivistja lexon deklaratën e protestuesve: Kërkojmë hetim për dhunën policore, nuk tërhiqemi nga presionet

20:36 - 28/07/26
Protestuesit para Kryeministrisë në ditën e 59-të: Edi Rama dil në bulevard!
Aktualitet

Protestuesit para Kryeministrisë në ditën e 59-të: Edi Rama dil në bulevard!

20:20 - 28/07/26
Para
Ivan Balliu shqetëson Silvinjon, mbrojtësi ndjen shqetësime në gju

Ivan Balliu shqetëson Silvinjon, mbrojtësi ndjen shqetësime në gju

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Korrik 2026

07:45 - 29/07/26

Dashi Do ja kaloni mjaft mire sot pranë atij qe dashuroni dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Mos e mbani...

Lexo më shumë
Përvëlohet Shqipëria, temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 29 Korrik 2026

07:42 - 29/07/26
Egnatia e pafat nga 11 metërshat/ Celje i eliminon nga Champions League, kampionët e Shqipërisë do të garojnë në Europa League

Egnatia e pafat nga 11 metërshat/ Celje i eliminon nga Champions League, kampionët e Shqipërisë do të garojnë në Europa League

07:34 - 29/07/26
Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona

23:29 - 28/07/26
Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

22:59 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com