GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk shpëtova dot vëllain”/ 10-vjeçari u mbyt në lumë, daja rrëfen detajet: Policia erdhi vonë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk shpëtova dot vëllain”/ 10-vjeçari u mbyt në lumë, daja rrëfen detajet: Policia erdhi vonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkohë që policia vijon kërkimet për të gjetur trupin e 10-vjeçarit që u mbyt dje në lumë, kanë folur sot daja dhe të afërmit e tij, të cilët kanë dhënë më shumë detaje. Ata kanë  ka zbuluar se vëllai i fëmijës ka tentuar që ta shpëtojë, por nuk ia ka dalë, teksa hedhin akuza mbi policinë, sipas të cilëve nuk kanë mbërritur në kohë.

“Mbrëmë mora vesh lajmin për po luante tok dhe është mbyt, vëllai i vet ka munduar që ta shpëtoj, por nuk ka mundur, lajmëro një, lajmëro një tjetër, s’kanë ardhur shumë njerëz, kanë qenë shumë pak, kemi kërkuar që mbrëmë, policia nuk ka ardhur në orar, e kanë njoftuar në 05:00, në orën 09:00 ka ardhur policia. Ishalla do Zoti gjendet, por shteti të marrë masa, jo 5 policë, po nja 30, se lumi është shumë i fortë, merr përpara dhe makinën”, tha daja i fëmijës.

Më tutje një i afërm tha se edhe vëllai  të miturit ka qenë në rrezik të mbytet por fatmirësisht ja doli. I Mituri ka shkuar në shtëpi i lagur totalisht, duke qarë dhe ka thënë se nuk arriti ta shpëtonte dot të vëllain që po mbytej.

“Djali ka qenë dje në orën 03:30, është mbytur në ujë, ka qenë duke luajtur top, ka shkuar e ka marrë topin dhe e ka marrë lumi, që nga ora 05:00 po kërkonim ta gjenim, ka pasur mobilizim të pakët, ka ardhur policia, janë duke bërë plan si ta gjejnë, prandaj i bëjmë thirrje shtetit që të çohet në këmbë, se me qenë diku tjetër bëhet problem, vetëm në Shqipëri jo. Djali ka qenë me vëllain e vet dhe 2-3 shok të vet, i vëllai ka ra në ujë deri në fyt për ta nxjerrë dhe ai ka shkuar i lagur në shtëpi, për fat doli dhe shpëtoi, kurse ai i shkreti ka që në 03:00 në ujë, është zall shumë i vështirë, kjo punë do mobilizim të madh e është zall i vështirë, nuk kemi ça presim, të paktën ta gjejmë dhe ta çojmë te shtëpia, ka shumë pak mobilizim”, tha i afërmi i tij.

Policia njofton se po vazhdon edhe sot kërkimet, por ende asnjë shenjë nga vogëlushi.

Etiketa: 10 vjecarimdajaKryesore1lummbytetngelizhencapoliicarrefimvdes

Lajme të lidhura

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara
Aktualitet

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Para
Trupa të djegur dhe të vënë njëri mbi tjetrin, pamje tronditëse në Bucha

Trupa të djegur dhe të vënë njëri mbi tjetrin, pamje tronditëse në Bucha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin
Sport

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka komentuar suksesin e kuqezinjve, duke theksuar rëndësinë e këtij rezultati për projektin që...

Lexo më shumë
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com