GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nuk tërhiqet Peleshi, fitues i tenderit 600 mijë euro për çingijet

16:27 - 23/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, doli paraditen e së dielës për të paraqitur situatën në vend pas reshjeve të fuqishme të shiut që kanë përfshirë Shqipërinë në 24 orët e fundit. Ai deklaroi se forcat ushtarake kanë marrë masat për përballimin e situatës. Por u tregua shumë i prerë edhe me bashkitë, ku kërkoi prej tyre që të jenë në lartësinë e detyrës.

Njësitë e qeverisjes vendore janë defiçitare me fondet për përballimin e emergjencave civile. Sidomos ato që shkaktohet nga shiu dhe bora në stinën e dimrit. Bashkitë e kanë shumë të nevojshme që të mbështeten me fonde nga qeveria dhe, sidomos nga Ministria e Mbrojtjes.

Por, institucioni i Niko Peleshit ka prioritete të tjera. Këtë fundjavë, Ministria e Mbrojtjes mbylli tenderi me fond rreth 600 mijë euro, për blerjen e aktiviteteve argëtuese për forcat e armatosura. Pjesë e paketës së eventeve janë edhe “vajza hostes”, të cilat do të shërbejnë për spektaklet që do të organizohen nga Ministria e Peleshit për të ngritur lart moralin e ushtaravë.

Tenderi “i çingijeve”

Në fillim të Tetorit 2022, Ministria e Mbrojtjes shpalli procedurën tenderuese “Shërbimet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve artistike, sportive. Si dhe aktiviteteve me tematika të ndryshme që organizohen nga strukturat e varësisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHPFA”, me fond limit 68.657.800 lekë të reja.

 

Diçitura: Tenderi 600 mijë euro i Ministrisë së Mbrojtjes

Tenderi ngjalli reagim të ashpër publik. Pasi Peleshi kishte vendosur shpenzime luksoze, në një kohë kur shumica absolute e qytetarëve gjenden në krizë të thellë ekonomike. Partitë e opozitës i bënë thirrje Ministrisë së Mbrojtjes që të tërhiqtE pas këtë tender dhe të kanalizonte fondet, rreth 600 mijë euro, në drejtim të nevojave imediate të emergjencave civile.

Por, Peleshi dukej i vendosur për të harxhuar paratë e buxhetit të shtetit. Ai dhe stafi i tij vijuan procedurën, në bazë të të cilës do të blihej shërbimi për organizim spektaklesh, eventesh dhe aktivitetesh artistike. Ajo që bie më shumë në sy në dokumentat e tenderit është kërkesa e Ministrisë së Peleshit për blerjen e shërbimit “Shërbim hostess me uniformë (3h aktivitet)”.

Për të qenë më të qartë, shërbimi “hostes” janë vajza të reja, mundësisht sa më të bukura, të veshura me uniformë speciale, që të ngjallin kënaqësinë dhe pjesëmarrje aktive në evente.

Diçitura: Peleshi prokuron “blerje shërbimi për hostess me uniformë”

Dhe, këto do të paguhen me paratë e taksapaguesve. Në fund të kësaj jave, Ministria e Mbrojtjes shpalli rezultatet e këtij tenderi “ekstravagant”. Sipas të dhënave zyrtare të konsultuara nga “Gijotina.com”, në tender kanë marrë pjesë tre kompani; “Prosound” shpk, “PIK” shpk” dhe “ASVL”.

Diçitura: Rezultatet e tenderit të Ministrisë së Mbrojtjes

Në përfundim, fitues është shpallur kompania “PIK”, e cila rezulton se ka paraqitur ofertën më të ulët.

Miliarda për propagandë qeveritare

“Gijotina.com” ka raportuar rreth një muaj më parë për këtë tender dhe disa të tjerë, me vlerë totale rreth 1.5 milionë euro. Të zhvilluar nga disa institucioneve qeveritare, në funksion të propagandës.

Në fillim ishte Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, që shpalli një tender 375 milionë lekë të vjetra, për të nisur një fushatë mediatike, në të cilën do të sqarohen qytetarët për paketën e re fiskale. Më pas, Ministria e Mbrojtjes  vendosi të shpenzojë 650 milionë lekë të vjetra për “çingije” e “harem”, për të kënaqur shijet e trupave ushtarake.

Në vijim, Operatori i Sistemit të Transmetimit, i drejtuar nga Skerdi Drevona vendosi të shpenzojë 100 milionë lekë të vjetra për organizime eventesh. Një fushë që nuk lidhet aspak me aktivitetin e kompanisë shtetërore energjitike. Aq më tepër në këtë periudhë kulminante të krizës së dritave.

Në fund, nuk mund të mungonte “mjeshtri i propagandës”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai pret kandidimin zyrtar për një mandat të tretë në drejtimin e kryeqytetit dhe ka nevojë për shumë reklamë, bujë e spektakël.

Veliaj shpenzoi 830 milionë lekë të vjetra për mikrofona, podiume, set DJ, letra me ngjyra, fishekzjarrë, efekte speciale.

Pra, gjithçka në funksion të krijimit të një realiteti virtual, për të mbuluar betonizimin abuziv të kryeqytetit.

Në total, janë mbi 1.5 milionë euro të taksave publike. Të cilat janë vendosur të shpenzohen këto dy muajt e fundit vetëm e vetëm për shpenzime luksi dhe “hareme” spektakolare. Ndërkohë që inflacioni në vend ka arritur në shifrat rekord 8.3 përqind. Dhe lista e borxheve të qytetarëve në njësitë e shitjes së ushqimeve po rritet me ritëm të frikshëm.

Lexo edhe: Nga “çingijet” e Peleshit tek “spektalet elektoralë” të Veliaj, 1.5 mln euro shkojnë për propagandë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimhostesMinistria e Mbrotjtesniko peleshitender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Formacionet zyrtare të Spanjë-Kosta Rika, Asensio titullar

Formacionet zyrtare të Spanjë-Kosta Rika, Asensio titullar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com