GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nuk u grumbullua nga Spanja, Diaz mund të ndryshojë fanellë

13:28 - 03/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk u grumbullua nga Spanja, Diaz mund të ndryshojë fanellë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brahim Diaz do të jetë lojtar i Real Madrid në sezonin 2023-2024. Pas përfundimit të huazimit dy-vjeçar te Milani, lojtari nga Malaga, do të kthehet në klubin ‘mbretëror’ për të përmbushur kontratën e tij, e cila përfundon në vitin 2025.

Dy gjëra bashkohen: huazimi ka mbaruar dhe, mbi të gjitha, ‘los blancos’, me konsensusin e Carlo Ancelottit, duan që ai të rikthehet nga Milani.

Klubi madrilen beson se lojtari nga Malaga mund t’i ofrojë atij një profil interesant, Brahim është rritur shumë sezonin e kaluar në Serinë A.

Si dëshmi, shifrat e tij (shtatë gola dhe shtatë asistime në 44 ndeshje gjithsej) dhe ndjenjat e tij (duke qenë më i miri në gjysmëfinalen e Champions League kundër Interit).

Brahim Diaz do të luajë nesër kundër Veronës ndeshjen e tij të fundit si milanist pas tre vitesh në huazim në ‘San Siro’. Një lojtar shumë i dashur në Itali, por që kthehet në Spanjë, në shtëpinë e tij.

Një Spanjë, që megjithatë në nivel kombëtar, ia kthen shpinën. Dita e djeshme nuk ishte e lehtë për djalin dhe mjedisin e tij.

Ata shpresonin që Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares ‘La Roja’, do ta merrte Diazin në Nations League, duke marrë parasysh sezonin e mrekullueshëm që ka pasur në Itali.

Një zhgënjim me një trajner që e kishte gjithmonë talentin nga Malaga në ekipet U19 dhe U21.

A i hap kjo dyert e kombëtares së Marokut? Dihet që Brahimi Diaz mund të luajë për atë vend, pasi paraardhësit e babait të tij janë nga atje. Dhe dihet se kombëtarja e Marokut i ka trokitur me këmbëngulje në derën e tij për ta joshur që të veshë fanellën e tyre.

Deri më sot, Brahim Diaz e kishte lënë këtë mundësi në ‘stand by’, por mos-grumbullimi në Nations League me kombëtaren spanjolle mund ta bëjë atë të ndryshojë mendje.

Ndeshjet e radhës të ‘La Roja’ janë në shtator… Maroku vazhdon të bëjë presion… edhe pse ëndrra e BD është të ketë sukses në vendin e lindjes.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë, megjithëse vendimi, nëse do të kishte një ndryshim, nuk do të ishte kurrë i menjëhershëm.

Për këtë listë, tashmë do të ishte tepër vonë. Maroku ka dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Afrikës 2024 kundër Kepit të Gjelbër dhe Afrikës së Jugut dhe lista tashmë është publikuar.

Në kombëtaren spanjolle nuk ka vend madrilenin Brahim Diaz. A do të shkojë ai me Marokun një ditë?

Etiketa: brahim diazMarokuSpanja

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Klopp nuk do të shkarkohet, Sky Sports: Drejtuesit e Liverpoolit kanë besim të plotë te trajneri gjerman

Liverpool futet në garë me Milanin për shërbimet e mesfushorit të Frankfurt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Lexo më shumë
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com