GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuredin Dumani pendohet para drejtësisë, priten detaje të vrasjeve që kanë tronditur vendin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet dinamika e vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Dumani ndërhyri pasi bashkëpunëtorit iu bllokua arma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuredin Dumani, autor i disa ngjarjeve të rënda kriminale, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke marrë statusin e të penduarit.

Rreth dy javë më parë SPAK i ofroi Nuredin Dumanit kërkesën për bashkëpunim dhe statusin e të penduarit.  Mësohet se edhe prokuroria e Elbasanit ka ofruar opsionin e bashkëpunimit për të arrestuarin tjetër, Henrik Hoxhaj, i cili besohet se ka të dhëna të shumta mbi veprimtarinë kriminale, pasi ishte një nga njerëzit më të besuar të Nuredin Dumanit.

Arrestimi i Dumanit

Nuredin Dumani u vu në pranga më 31 mars, vetëm pak orë pasi ishte plagosur pas përplasjes me armë që pati me Talo Çelën në Papër të Elbasanit. Pas atentatit ai u plagos dhe u strehua në Fier, por që u kap nga Policia. Fillimisht u njoftua nga policia për BMË-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021. Mjeti BMW ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti në automjet një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë. Gjatë aksionit u arrestua edhe e dashura e tij 20-vjeçare nga Kosova. Po ashtu në pranga ranë edhe dy mjekë dhe një infermier të cilët i dhanë ndihmë mjekësore Dumanit pas plagosjes, por më pas u lanë në detyrim paraqitje.  Para Gjykatës ata thanë se se bënë detyrën dhe nuk kishin informacion se kush ishte i plagosuri në fjalë.

Kush është Nuredin Dumani?

Nuredin Dumani është një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, pasi akuzohet si vrasës serial, i përfshirë në të paktën 7 vrasje. Ndaj Dumanit më herët Prokuroria ka lëshuar dy urdhër-arreste dhe ka në duar prova të mjaftueshme për ta implikuar si ekzekutor në të paktën shtatë vrasje. Nuredin Dumani ka qenë krahu i djathtë i të shumëkërkuarit tjetër Talo  Çela, i cili edhe ky është shpallur në kërkim  nga policia, pasi akuzohet për një sërë vrasjesh. Dumani më herët ka qenë i akuzuar për prostitucion, por prej vitit 2022, ndaj tij rezultojnë edhe akuzat e vrasjes ndaj 7 personave.

Miq dhe armiq me Talo Çelën

Historia nis me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020  dhe si edhe Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në 2 mars 2020, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje që pas eliminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt. 3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

Etiketa: Kryesore1Nuredin Dumani

Lajme të lidhura

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Aktualitet

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta
Aktualitet

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26
Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës
Aktualitet

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

10:55 - 22/08/26
Para
U shkarkua nga Vettingu/ Ish gjyqtari, rekurs për rikthimin e pasurisë

U shkarkua nga Vettingu/ Ish gjyqtari, rekurs për rikthimin e pasurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Aktualitet

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26

I jepet sot lamtumira e fundit 22-vjeçarit Klaus Gjergji, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti në...

Lexo më shumë
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26
E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

11:06 - 22/08/26
Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

10:55 - 22/08/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Gusht 2026

10:43 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com