GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuredin Dumani në qeli, SPAK i merr nën hetim të dashurën

12:23 - 09/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuredin Dumani në qeli, SPAK i merr nën hetim të dashurën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka marrë nën hetim të dashurën e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë. Dyshohet se vajza me inicialet M. H, ka përkrahur dhe ndihmuar vrasësin me pagesë në aktivitetin e tij kriminal. SPAK ka vendosur të marrë më shumë kohë për hetimin, duke e shtyrë afatin e veprimeve deri në majin e vitit 2023.

Sipas gazetarit Elton Qyno, janë shtyrë hetimet për dosjen me 33 persona të akuzuar nga dëshmitë e të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha dhe Klevis Alla.

Brenda këtyre 6 muajve SPAK, argumenton se do kryejë një sërë veprimesh hetimore ndaj 33 personave të përfshirë në një seri krimesh, kryesisht vrasje në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe qytete të tjera të vendit.

Hetimet ndaj të dashurës së Dumanit po zhvillohen në gjendje të lirë, ndërsa është konfirmuar se që prej fillimit të muajit Prill, vajza që shoqëronte Nuredin Dumanin në Fier, është larguar nga Shqipëria.

Në këtë hetim, SPAK rezulton të ketë bashkuar 20 dosje penale që flasin për krime të ndryshme në Shqipëri të cilat më parë kanë qenë pa autor.

Çështja e fundit, që është tërhequr nga prokuroria e Durrësit, flet për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në këtë qytet më 9 qershor 2019. Banka dyshohet se është grabitur nga anëtarë të grupit të Nuredin Dumanit.

Ky i fundit është nxjerrë nga burgu ku mbahet dhe nën shoqërimin e policisë është dërguar nga hetuesit në disa vende kryesore, ku ai dyshohet se ka kryer krimet dhe ka bërë takimet me eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri. Ky veprim është kryer me Dumanin për të saktësuar por edhe për të verifikuar saktësinë e dëshmisë së tij.

Dumani dhe miku i tij, Henrik Hoxhaj, pasi u arrestuan në Fier, kanë folur për drejtësinë duke zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Pas rrëfimit të tij, u lëshuan 32 urdhër arreste në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë”, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 12 janë ende në kërkim.

Etiketa: Nuredin DumaniShqiperiSpak

Lajme të lidhura

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët
Aktualitet

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26
Para
Elvana shfaqet me çantë në krah teksa këndon, ja video që bën xhiron e rrjetit

Një mbrëmje speciale sonte në “DWTS” me Elvana Gjatën!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26

Autoritetet në Kosovë arrestuan më 10 shkurt 2026 tre shtetas të huaj dhe një shtetas shqiptar, në lidhje me dyshime...

Lexo më shumë
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com