GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nuri Belba kujtohet të pastrojë përroin në Rrajcë , 170 mln lekë ikin pa garë

11:26 - 04/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuri Belba kujtohet të pastrojë përroin në Rrajcë , 170 mln lekë ikin pa garë

Nuri Belba kujtohet të pastrojë përroin në Rrajcë , 170 mln lekë ikin pa garë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Nuri Belba i Bashkisë Prrenjas e ka shkrepur një tjetër tender a garë. Çudia e kryebashkiakut në fjalë por edhe të homologëve të tij është se bëjnë punë që duhet t’i kishin kryer më parë edhe i shesin si investime dhe përpjekje të mëdha për popullin.

Kështu po e parqet Belba tenderin në fjalë, në fakt dokumentet e prokurimit na tregojnë se sa pas dorë lihen shërbimet në këtë bashki dhe si vidhen para duke justifikuar nevojat emergjente.

Tenderi  për të cilin do flasim ka si objekt ‘Rikonstruksion i kanalit të Lingajcës , faza II, fshati Rrajce’. Ky përrua ka nevojë për një ndërhyrje urgjente, por që në fakt duhej bërë shumë më parë.

Në dokumentet që shoqërojnë prokurimin thuhet se, kanali kryesor i këtij përroi është në gjendje kritike për shkak se për vite nuk është bërë asnjë ndërhyrje, kështu nga rrëshqitjet e dherave ka bllokime, shembje dhe bëhet rrezik përmbytje për tokat aty pranë sa herë që ka shira të rrëmbyeshëm.

Pra banorët e kësaj zone kanë qenë prej vitesh në rrezik vetëm, se bashkia nuk ka marrë mundimin të ndërhyje në 500 metra kanal.

Tenderi pa garë

Tani Belba zotohet se do të ndërhyjë ai, por sërish në dokumente na tregohet se në fakt fokusi i kryebashkiakut është përfitimi i fondit.  170 milionë lekë ka lënë në dispozicion Belba dhe me manovrat që ka bërë sigurisht që një pjesë do ta përfitojë vetë.

Gara ka qëndruar e hapur deri më 11 tetor dhe gjatë kësaj kohe janë dorëzuar  13 oferta, për të cilat nëse Belba do kishte gjetur kohë t’i shqyrtonte sipas ligjit do të jepej mundësia për një garë të fortë.

Por konkurrenca e drejtë midis shumë ofertave i pakësonte Belbes shanset për të futur ndonjë lekë në xhepin e tij. Prandaj ai nuk vonoi shumë  por  s’kualifikoi të 12 ofertat që nuk kishte asnjë marrëveshje dhe i hapi rrugën firmës   OuenShpk. Indiciet thonë se me këtë kompani i ka bërë pazaret e fshehta qysh në fillim të garës Belba, pasi ajo nuk ka ofertën më të lirë dhe nuk ka patur asnjë konkurrentë përballë.

 

BOE T&J Construction shpk & APIS CONSTRUCTION shpk, NIKA shpk dhe BOE “M U R A T I” shpk 39.50 % & LIS KONSTRUKSION kishin oferta më të lira se fituesi.  Por, komisioni i Belbës i ka konsideruar si anomalisht të ulëta dhe bashkë me kompanitë e tjera i ka fshirë që në fazën e  parë të garës.

Në fazën finale gjithçka ndodhi shumë shpejt, u firmos menjëherë kontrata me   OuenShpk!

Tenderi sot mban Flamurin e kuq, gjithashtu edhe situata në këtë zonë është në vijën e kuqe, ndërsa Belba parashikon që punimet të mbarojnë në dhjetor. Epo lutemi që në Rrajcë të mos bjerë shi i rrëmbyeshëm për këtë muaj, se s’kemi çfarë bëjmë kaq vonë u kujtua kryetari!

 

Etiketa: abuzimNuri Belbared flagtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
U vodh në Durrës, ky është ‘Range Rover’ që u përdor në masakrën e Shkodrës

U vodh në Durrës, ky është ‘Range Rover’ që u përdor në masakrën e Shkodrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com