GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nxënësit po marrin me vete thika dhe jo libra”, Kumbaro shmang përgjegjësitë: Dhuna është fenomen global

13:36 - 12/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nxënësit po marrin me vete thika dhe jo libra”, Kumbaro shmang përgjegjësitë: Dhuna është fenomen global
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Siguria në shkolla ishte interpelanca që dy deputetët e opozitës Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë dhe Erald Kapri nga Partia Mundësia kërkuan me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.

Opozita e akuzoi qeverinë se ka dështuar të mbrojë nxënësit, duke sjellë në vëmendje rastet e dhunës dhe tragjeditë e fundit.

Deputetët Erisa Xhixho dhe Erald Kapri e cilësuan arsimin në “emergjencë kombëtare”.

“Ngjarja tragjike e Martin Canit tronditi shoqërinë dhe duhet të kishte shërbyer si moment reflektimi për dhunën në shkolla dhe sigurisë së nxënësve. Qeveria zgjodhi ta përdorë këtë ngjarje për politikë. E përdori si justifikim për të mbyllur tik tok, tentativë për censure

Protesta e 10 shkurtit tregoi forcën e mijëra qytetarëve që nuk duan të heshtin. Dënoj me forcë dhunën e ushtruar ndaj minorenëve dhe deputetit Nallbati. Kur goditet një fëmijë në shesh imagjino sa të sigurt janë në shkolla. Arsimi shqiptar është në emergjencë jo vetëm as i përket cilësisë. Ngjarja e Martin Canit tronditi dhe duhet të kishte shërbyer në moment reflektimi për sigurinë në shkolla. Qeveria vendosi ta përdorë për politikë. Të miturit po mbajnë me vete thika, jo libra”, tha Xhixho.

Nga ana tjetër në kundërpërgjigje, Kumbaro duke shmangur përgjegjësitë u përpoq ta paraqiste problemin si “sfidë globale” të lidhur me rrjetet sociale dhe botën virtuale.

“Po flasim për një sfidë globale që, në forma të ndryshme, po përjetohet nga të gjitha shoqëritë, dhe që lidhet drejtpërdrejt me dinamikat që shoqërojnë ndryshimin e botës ku rriten fëmijët tanë:

E kam fjalën për hapjen pa limit te botes virtuale qe thyen gjithë kodet e komunikimit dhe zhbën konvencionet etike të shoqërive mbi të cilat ngrihen dhe rregullat e sjelljes në shoqëri.

Dhe patjetër është një sfidë globale. Por është një sfide që, në Republikën e Shqipërisë, do të duhet ta trajtojmë të gjithë ne bashkë aktorët socialë, politike, ekonomike, mediatike, nga familja e deri te shteti- si një kauze për bashkim forcash, dhe jo si sebepin e radhës për politiken e çastit.

Kemi 355 mijë e 510 fëmijë në sistemin tonë parauniversitar nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën. Janë mbi 30 mijë mësues që punojnë sot me përkushtim në të 1498 shkollat e sistemit parauniversitar.

Janë po ashtu 2670 mësues ndihmës që japin sot kontributin e tyre ne te gjithë këtë rrjet per te siguruar gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi te veçanta brenda të njëjtit sistem, ku numri i fëmijëve me aftësi ndryshe për vitin 2025-2026 është rritur me 6,8% për një total prej 6073 fëmijë, përkundër rritjes së numrit të mësuesve ndihmës me 8%. – tha Kumbaro.

Etiketa: dhunakumbaronxenes

Lajme të lidhura

Mbron portugezin që vrau Ardian Nikulajn, avokati Cakrani: Do ta apelojmë vendimin
Aktualitet

Mbron portugezin që vrau Ardian Nikulajn, avokati Cakrani: Do ta apelojmë vendimin

17:12 - 25/03/26
Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt, reagon familja
Aktualitet

Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt, reagon familja

16:50 - 25/03/26
Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë
Aktualitet

‘Gjykata lë të lirë 15 protestuesit’, Gjoni: Arrestime të paligjshme, nuk rezulton asnjë provë

15:27 - 25/03/26
Para
“Dy muaj pa rroga”/ Punonjësja e pastrimit në Kuçovë hipën në majë të kullës dhe kërcënon se do të hidhet (Video)

“Dy muaj pa rroga”/ Punonjësja e pastrimit në Kuçovë hipën në majë të kullës dhe kërcënon se do të hidhet (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit
Breaking Views

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit

17:48 - 25/03/26

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë vendimin mbi çështjen e zgjedhjes së presidentit. Me këtë vendim ju jep kohë deputetëve...

Lexo më shumë
“Prej dy muajsh nuk fle”, Sylvinho i sinqertë para Polonisë: Jemi përmirësuar, por…

“Prej dy muajsh nuk fle”, Sylvinho i sinqertë para Polonisë: Jemi përmirësuar, por…

17:34 - 25/03/26
Gjimshiti para Polonisë: Na duhet ndeshje perfekte, Botërori do ishte arritje e madhe

Gjimshiti para Polonisë: Na duhet ndeshje perfekte, Botërori do ishte arritje e madhe

17:25 - 25/03/26
Mbron portugezin që vrau Ardian Nikulajn, avokati Cakrani: Do ta apelojmë vendimin

Mbron portugezin që vrau Ardian Nikulajn, avokati Cakrani: Do ta apelojmë vendimin

17:12 - 25/03/26
Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt, reagon familja

Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt, reagon familja

16:50 - 25/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com