GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OBSH krijon grupin e ri për gjetjen e origjinës së koronavirusit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rreziku nga varianti indian, OBSH: Nuk ka nevojë për një dozë përforcuese të vaksinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi sot se po krijon një grup të ri për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri përmes së cilit synon të mbajë larg “debatet politike” për këtë çështje. Pamundësia e OBSH-së për ta thënë se ku dhe si filloi përhapja e koronavirusit ka nxitur tensione mes vendeve të saj anëtare, Kinës dhe SHBA-së. Rastet e para me koronavirusin e ri u zbuluan për herë të parë në Vuhan të Kinës në fund të vitit 2019, por ende shumë pak dihet për origjinën e këtij virusi.

OBSH-ja u bëri thirrje të gjitha qeverive që të bashkëpunojnë për të përshpejtuar studimet lidhur me origjinën e pandemisë COVID-19 dhe “për të depolitizuar situatën”. Grupi i ri që do të merret me origjinën e koronavirusit të ri është quajtur Grupi Shkencor Ndërkombëtar Këshillimor për Origjinat e Patogjenëve të Ri. “Të gjithë duhet të punojmë së bashku. Jo vetëm unë, por të gjithë duan të dinë origjinën e pandemisë më të keqe në një shekull”, tha zëdhënësja e OBSH -së, Fadela Chaib, në një konferencë të Kombeve të Bashkuara të premten.

Uashingtoni përshëndeti planin e OBSH-së, duke potencuar rëndësinë e “studimeve të bazuara në shkencë për të gjetur origjinën e kësaj pandemie”. Presidenti amerikan, Joe Biden, në fund të muajit maj urdhëroi agjencitë e inteligjencës që të hulumtojnë përgjigjen mbi origjinën e COVID-19 dhe të raportojnë për gjetjet brenda 90 ditësh. Në janar dhe shkurt, një ekip i OBSH-së qëndroi për katër javë në Vuhan dhe së bashku me ekspertët kinezë bënë përpjekje për të gjetur origjinën e koronavirusit.

Në raportin e tij përfundimtar, ekipi tha se virusi ndoshta ishte transmetuar nga lakuriqët tek njerëzit përmes një kafshe tjetër. Ai tha se një rrjedhje nga një laborator ishte “jashtëzakonisht e pamundur”. Megjithatë në një dokumentar të transmetuar në Danimarkë të enjten, udhëheqësi i misionit të OBSH -së, Peter Ben Embarek tha se hipoteza e daljes së koronavirusit nga laboratori meriton studime të mëtejshme. Reuters i ka dërguar ekspertit Ben Embarek pyetje për të sqaruar më shumë këtë deklaratë mirëpo nuk ka arritur ta kontaktojë atë.

Një zyrtar i OBSH -së tha se deklarata e tij nuk kishte asnjë lidhje me raportin, duke shtuar se intervista ishte filmuar muaj më parë.

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Haradinaj: Korrupsioni dhe nepotizmi janë kancer i shoqërisë, është vjedhur e ardhmja

Haradinaj: Korrupsioni dhe nepotizmi janë kancer i shoqërisë, është vjedhur e ardhmja

TË FUNDIT

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme
Aktualitet

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:20 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e të rinjve të ndaluar gjatë protestës pasi janë konstatuar parregullsi në arrestime. Ndalimet...

Lexo më shumë
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com