GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OBSH pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rreziku nga varianti indian, OBSH: Nuk ka nevojë për një dozë përforcuese të vaksinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë tha se grupi ka pezulluar procesin e miratimit të vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, për shkak të disa shkeljeve që u zbuluan gjatë inspektimit të një fabrike në Rusi, muaj më parë.

Jarbas Barbosa, ndihmësdrejtor në Organizatën Pan-Amerikane të Shëndetit – zyrë rajonale e OBSH-së për Amerikën – tha se në njërën nga fabrikat ku po prodhohet vaksina, do të kërkohen inspektime të reja.

Fabrika “duhet ta marrë këtë këshillë, t’i bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të jetë gati për inspektime të reja. OBSH-ja është duke pritur që prodhuesi të dërgojë lajmin se fabrika e tij është në rregull”, tha Barbosa.

Në një raport të publikuar në qershor, OBSH-ja ka thënë se ka gjetur shkelje të shumta në një fabrikë në pronësi të kompanisë farmaceutike ruse “Pharmstandard”, në qytetin Ufa.

Sipas OBSH-së, shkeljet kanë të bëjnë edhe me “zbatimin e masave adekuate për të zbutur rreziqet e ndotjes”.

Fabrika ka thënë më vonë se i ka adresuar këto shqetësime.

Rusia ka aplikuar për miratimin e vaksinës Sputnik V nga OBSH-ja dhe Agjencia Evropiane e Barnave qysh në muajin shkurt.

Edhe pse nuk është miratuar ende nga këto dy agjenci, Sputnik V përdoret në një numër vendesh në të gjithë botën.

Disa analiza të publikuara më herët në revistën mjekësore “The Lancet” kanë treguar se ajo është e sigurt dhe 91.6 për qind efektive kundër koronavirusit. / REL

Lajme të lidhura

Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut, fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026
Botë

Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut, fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

15:09 - 09/10/26
20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë
Aktualitet

20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë

14:36 - 09/10/26
Donald Trump në pritje të Nobelit për Paqe, a do të befasojë komiteti norvegjez sot?
Botë

Trump shprehet i bindur se e meriton Çmimin Nobel për Paqen: Është koha, por nuk ua japin njerëzve si unë

15:29 - 08/10/26
Para
Seferi: Tirana është e uritur për sukses

Seferi: Tirana është e uritur për sukses

TË FUNDIT

Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike
Aktualitet

A do të kandidojë Jorida Tabaku për Bashkinë e Tiranës? Ja si shprehet deputetja demokrate

08:11 - 10/10/26

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka sqaruar pozicionin e saj lidhur me mundësinë për të garuar për drejtimin e Bashkisë së...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 10/10/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

“Çohuni shqiptarë”/ Sot protesta e 133-të, qytetarët të vendosur: Nuk kemi çfarë të presim nga besa e këtij tradhtari

08:01 - 10/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme 10 Tetor 2026

07:42 - 10/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 10 Tetor 2026

07:41 - 10/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com