GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

OECD për Shqipërinë: Të goditen zyrtarët e lartë të korruptuar, janë dënuar vetëm 5 të akuzuar

21:58 - 18/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
OECD për Shqipërinë: Të goditen zyrtarët e lartë të korruptuar, janë dënuar vetëm 5 të akuzuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

OECD i kërkon shtetit shqiptar që të mos humbas më kohë dhe të fillojë të godasë zyrtarët e lartë të korruptuar. Përmes një raporti të publikuar sot për vendin tonë, OECD tregon se kemi përmirësime në disa fusha, por korrupsioni i  lartë shtetëror vijon të mbetet shumë problematik. OECD thotë se, qeveria dhe institucionet e drejtësisë nuk kanë vërë punën e duhur dhe kjo duket nga fakti që, pavarësisht se janë shtuar hetimet, dënimet vijojnë të mbeten të ulta.

Në raport thuhet se është e nevojshme që të rritet transparenca nga sistemi i drejtësisë dhe të eliminohet pandeshkueshmëria, pasi nga 90 të hetuar janë dënuar vetëm 5.   “Edhe pse Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm, ajo duhet të bëjë më shumë përpjekje në disa fusha. Vlerësohet nën mesatare qasja në financë; shkencë, teknologji dhe inovacion, politikë mjedisore dhe dimensionet e politikave kundër korrupsionit. 

Analiza është e nevojshme për të identifikuar dhe trajtuar faktorët që qëndrojnë pas mospërputhjes midis numrit të madh të hetimeve dhe numrit të vogël të dënimeve nga 90 rastet kundër zyrtarëve të nivelit të lartë të dërguar për ndjekje në vitin 2019, vetëm 5 persona u dënuan. Duhet të bëhet një vlerësim i drejtë dhe transparent për të identifikuar pengesat që parandalojnë ngritjen e aktakuzës dhe për të rritur efektivitetin e luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në raport.

Gjithashtu, OECD kërkon që qeveria të tregohet më transparente në projektet me investitorë të huaj, si dhe të rrisë bashkëpunimin me bizneset dhe universitete vendase. Ndër të  tjera këshillohet që  investimet  dhe të ardhurat të menaxhohen me kujës. “Nevojitet një hartë e qartë e situatës për të identifikuar prioritetet kryesore të investimeve. Qeveria duhet të përpiqet t’i financojë këto projekte sa më shumë që të jetë e mundur nga buxheti i brendshëm dhe tarifat më të larta të ujit.

Shpenzimet publike në kërkime arritën në vetëm 0.06% të PBB -së në 2018. Kjo mund të rrezikojë qëllimin e saj për të rritur investimet në kërkime në 1% të PBB -së deri në vitin 2022. Për të arritur këtë qëllim, qeveria duhet konsideroni zgjerimin e gamës së stimujve financiarë për bashkëpunimin midis bizneseve dhe akademisë”, thuhet në raport.

 Për konkurrueshmërinë në vend, OECD thotë se Shqipëria nga 15 komponent kryesor në 10 prej tyre ka bërë përparim. Kryesisht sipas raportit ka pasur progres në politikën tregtare, politikën e arsimit, politikën e energjisë, politikën e taksave, politikën e investimeve dhe promovimin, si dhe dimensionet e politikës së punësimit.

Etiketa: korrupsionOECDzyrtare

Lajme të lidhura

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte
Aktualitet

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia
Aktualitet

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Para
Largimi i Berishës nga PD, Salianji: Nuk ishte vendim personal, e rëndësishme marrëdhënia me SHBA

Largimi i Berishës nga PD, Salianji: Nuk ishte vendim personal, e rëndësishme marrëdhënia me SHBA

TË FUNDIT

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur
Aktualitet

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar këtë të shtunë një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka...

Lexo më shumë
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com