GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Oferta për familjet që duan të shkojnë në Angli, trafikantët shqiptar: Fëmijët e bëjnë rrugën…

16:15 - 01/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Oferta për familjet që duan të shkojnë në Angli, trafikantët shqiptar: Fëmijët e bëjnë rrugën…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trafikantët tani kanë filluar të bëjnë edhe oferta që i kalojnë agjencitë turistike. Trafikantët shqiptarë po ofrojnë oferta “tre për dy” për të kaluar Kanalin, në mënyrë që fëmijët të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm falas. Gjithashtu, ato kanë bërë tarifa standarde prej rreth 5000 paund për të rritur, por fëmija lejohet të bëjë udhëtimin falas. Të tjerë po japin zbritje deri në 2000 paund për një fëmijë kur varka është gati për t’u nisur. “Jashtëzakonisht shqetësuese”.

Enver Solomon, shefi ekzekutiv i Këshillit të Refugjatëve, tha se “është jashtëzakonisht shqetësuese që trafikantët e njerëzve po marrin fëmijët në udhëtime të tilla të rrezikshme.

“Ne e dimë nga puna e gjatë me refugjatët shqiptarë se shumë të rinj janë trafikuar dhe janë viktima të shfrytëzimit kriminal dhe seksual”.

Në një reklamë të postuar në TikTok, një trafikant njerëzish ofronte “udhëtime në Angli çdo ditë. Udhëtim me 15 deri në 20 persona në varkë. Ne jemi më të mirët”.

Trafikantët po bëjnë oferta për udhëtimin në Angli edhe pse ky udhëtim po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Të kontaktuar nga një gazetar i infiltruar, ato thanë se bënte 10 mijë paund për 2 persona ndërsa fëmija e ka falas. “Është udhëtim i sigurt, nuk ka problem për fëmijën.

Një tjetër trafikant i tha gazetarit se një çift me dy fëmijë do paguanin vetëm 2 mijë paund për një fëmijë, nga 4500 që e kishte çmimin për një të rritur.

“Nuk do të ketë asnjë rrezik për fëmijën. Thjesht merrni një çantë të vogël dhe futeni brenda. Ne kemi marrë fëmijë javën e kaluar. Mosha tre deri në katër vjeç”.

Kur u pyet, një bandë e tretë, u përgjigj: “Nëse do t’i paguani paratë në Shqipëri 4000 euro për një të rritur dhe 3000 euro për një fëmijë. Nëse paratë paguhen në Angli, atëherë çmimi do të jetë 4000 £ për një të rritur dhe 3500 £ për një fëmijë”.

Gjithashtu, sipas Home Office, zbritje të tilla ka edhe për personat me aftësi të kufizuara ku për shkak të gjendjes së tyre, cilado qoftë ajo, ato paguajnë më pak para. Zyrtarët në Angli thonë se varkat po bëhen më pak të sigurta dhe udhëtimet më të rrezikshme pasi trafikantët e njerëzve po marrin më shumë emigrantë mbi to.

Etiketa: familjeofertatrafikant

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
1.3 trilion dollarë, Polonia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblim për pasojat e Luftës së Dytë Botërore

1.3 trilion dollarë, Polonia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblim për pasojat e Luftës së Dytë Botërore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com