GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Ofertat e fundvitit, £200 ulje për robotët e seksit

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Ofertat e fundvitit, £200 ulje për robotët e seksit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Megjithse Britania përballet çdo dimër me qindra vdekje nga të ftohtët në shtëpi, njerëzit mund të qëndrojnë ngrohtë me robotët e tyre të seksit të kompanisë AI-AI Tech, që do të kenë ulje të konsiderueshme në periudhën festive, shkruante sot me ironi e përditshmja vendase Daily Star.

Falë shitjeve me ofertë të Black Friday, roboti i seksit Emma dhe modele të tjera vijnë me një ulje prej më shumë se 200 paund.

Emma ka inteligjencë të plotë artificiale, ajo mund të flasë për gjeografinë, historinë apo dhe matematikën. Ajo mund të tregojë barcaleta dhe zotëron një rang të gjerë të shprehjeve të fytyrës.

Emma flet në gjuhën angleze e kineze, dhe mund të përkthejë mes të dyjave, nëse dikush do të kishte nevojë për përkthyes në një takim biznesi.

Ajo zgjohet kur dikush thërret emrin e saj, madje ka dhe opsione ngrohjeje, që do të ishin të përkryera për t’u përkëdhelur në netët e ftohta të dimrit.

Kompania prodhuese AI-AI Tech thotë se robotët e saj të seksit janë personalizueshëm, ku klienti mund të zgjedhë gjithçka, që prej fytyrave të tyre deri të thonjtë e këmbës.

Ato janë të ndërtuara me silikon higjenik dhe kanë valixhe të posaçme fluturimi, që do të thotë se mund t’i merrni me vete kur shkoni me pushime.

Për flokët ju mund të zgjidhni mes 17 parukeve të ndryshme, që t’i përshtatni me çdo event apo situatë, si për shembull në plazh apo në një restorant luksi.

Zhvillime të tilla vijnë në një kohë kur “studimet pro-biznes” thonë se 40 për qind e njerëzve pranojnë të bëjnë seks me një robot, edhe pse burrat janë normalisht më të gatshëm sesa gratë.

Madje ekziston dhe një “Kongres Ndërkombëtar i Dashurisë e Seksit me Robotët”, presidenti i të cilit Dr Daniel Levy, tha për Daily Star:

“Ka njerëz që kanë ndjenja për kukullat e tyre të seksit prandaj ka mundësi që se shpejti qenie njerëzore të bien në dashuri me robotët e seksit, edhe pse teknologjia nuk ka arritur ende aty”.

Etiketa: RoboteTeknologji

Lajme të lidhura

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë
Breaking Views

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

15:05 - 08/11/26
60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
Para
Di Maria: Messit i duhet pak kohë për tu përshtatur, ja çfarë mendoj për “Topin e Artë”

Di Maria: Messit i duhet pak kohë për tu përshtatur, ja çfarë mendoj për “Topin e Artë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com