GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ofertë stratosferike për Haaland, norvegjezi i ‘pret krahët’ Chelseas: Dua të luaj me Malen në Borussia Dortmund

08:02 - 30/07/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkohet nga Chelsea, Borussia Dortmund vendos për të ardhmen e Haaland
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Chelsea është duke bërë gati një ofertë të çmendur transferimi pasi Erling Haaland la të kuptohet se do të donte të qëndronte në Borussia Dortmund.

Blutë e kanë kthyer Haaland në objektivin e tyre më të lartë të transferimit këtë verë dhe po konsiderojnë një ofertë marramendëse prej 135 milionë paundësh, ndrësa nga ‘The Sun’ raportohet se një propozim i mëparshëm me lojtarë në shkëmbim plus para është refuzuar.

Sidoqoftë, sulmuesi mbetet i përqendruar në Dortmund dhe pret që të punojë me prurjen më të re të klubit Donyell Malen.

Malen arriti nga PSV Eindhoven për të zëvendësuar Jadon Sancho, i cili u bashkua me Manchester United pas një marrëveshje prej 73 milionë paundësh.

Norvegjezi bëri shaka duke thënë se ai do të çmendet me Malen nëse nuk i jep shumë asistime këtë sezon.

Haaland tha: “Unë i thashë të më jepte shumë asistime, përndryshe do të zemërohem me të. Shpresoj se do të luajmë së bashku në sulm. Ai është këtu për të bërë një ndryshim. Ai duhet të sjellë një energji pozitive dhe të shërbejë nga minuta e parë sepse BVB është një klub i madh.”

Kjo vjen pasi Haaland u shpreh se ai shpreson se raportet që e lidhin atë me një lëvizje te Chelsea janë “vetëm thashetheme”.

Kjo ndodh sepse 21-vjeçari beson se çmimi i kërkuar nga gjermanët, prej 175 milionë eurosh është shumë për një person.

Ndër të tjera raportohet se Dortmund nuk do ta shesë Haaland këtë verë për asgjë më pak se 150 milionë paund, pavarësisht një klauzole të pretenduar prej 65 milionë paund që hyn në lojë vitin e ardhshëm./Gijotina.com

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
Dosja hetimore/ Kokaina me kuti picash në Tiranë, ja si ikën me vrap autorët, prokuroria: Çfarë ndodhi me gazetarin

Dosja hetimore/ Kokaina me kuti picash në Tiranë, ja si ikën me vrap autorët, prokuroria: Çfarë ndodhi me gazetarin

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com