GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pjesë e një grupi trafiku droge, SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë, Igli Haxhiaj!

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pjesë e një grupi trafiku droge, SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë, Igli Haxhiaj!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë ish-oficerin e policisë gjyqësore, Igli Haxhiaj.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre, zbulim të sekretit hetimor dhe korrupsion pasiv.

Haxhiaj ndodhet nën masën e sigurimit “arrest në burg” që prej 27 nëntorit 2025.

Procedimet penale janë zhvilluar në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Zvicrës.

Hetimet kanë zbuluar veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili trafikonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës, për t’u shpërndarë më pas në Itali.

Akuzat ndaj Igli Haxhiaj

Haxhiaj, në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore, ka informuar një prej anëtarëve të grupit kriminal, D.M., se ishte nën hetim dhe i përgjuar. Ai i ka dhënë të dhëna të klasifikuara, duke shkelur nenin 295/a të Kodit Penal.

Përmes platformës së enkriptuar SKY ECC, Haxhiaj ka komunikuar me D.M. dhe i ka ofruar informacion hetimor në këmbim të shumës prej 15.000 euro. Ky veprim përbën korrupsion pasiv sipas nenit 319/ç të Kodit Penal.

Hetimet kanë provuar se Haxhiaj ka pasur dijeni për biseda që lidhen me tregtimin e narkotikëve, por nuk ka kryer veprimet procedurale të detyrueshme për të informuar prokurorin kompetent. Mosveprimet e tij përbëjnë shpërdorim detyre sipas nenit 248 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 24 masa sigurie, 21 prej të cilave “arrest me burg” dhe 3 të tjerat “arrest në shtëpi”.

Konkretisht arrest me burg është caktuar për shtetasit:

-Vincenzo Bruno, Arlind Buzali, Donald Cala, Gazmend Ferhati, Elton Gjegja, Adriatik Hasa, Erion Kapedani, Oltion Lala, Asti Llupi, Denis Myftiu, Altin Shehaj, Gazmend Shehu, Bledin Doci, Elvis Doci, Juljan Hyka, Eduard Leba, Gentjan Shaba, Ogert Shqevi, Denis Tafili, Indrit Tafili, Klodian Vata.

Ndërsa arrest shtëpie është caktuar për shtetasit:

-Gusseppe Lorio, Erald Salla, Enkelejd Tirjaku.

Gjithashtu mes të arrestuarve është edhe Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.

Si funksiononte grupi kriminal

Sipas organit të akuzës, ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg. Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.

Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me  mbledhjen e  parave ‘cash’, të përfituar nga shitja.

Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’  (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.

Etiketa: gjykimoficerSpak

Lajme të lidhura

Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht
Aktualitet

Shqipëria mbetet ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

13:19 - 07/05/26
U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

12:40 - 07/05/26
(EMRI) Kërkohej nga Greqia për tentativë vrasje, arrestohet në Francë shqiptari
Aktualitet

E rëndë në Francë! 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti

11:56 - 07/05/26
Para
U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht
Aktualitet

Shqipëria mbetet ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

13:19 - 07/05/26

Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport...

Lexo më shumë
Zgjidhet formacioni më i mirë, Shehi shpallet trajneri i javës së 35-të

Zgjidhet formacioni më i mirë, Shehi shpallet trajneri i javës së 35-të

12:52 - 07/05/26
U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

12:40 - 07/05/26
Pjesë e një grupi trafiku droge, SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë, Igli Haxhiaj!

Pjesë e një grupi trafiku droge, SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë, Igli Haxhiaj!

12:23 - 07/05/26
(EMRI) Kërkohej nga Greqia për tentativë vrasje, arrestohet në Francë shqiptari

E rëndë në Francë! 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti

11:56 - 07/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com