GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj drejt prangave? Oficerët e BKH bastisin banesën e kryebashkiakut, gruas i sekuestrojnë telefonin

13:54 - 06/12/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e radhës, Këlliçi: Veliaj e ktheu bashkinë në lavatriçen e parave të krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë që në orët e para të mëngjesit për kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në zonën e “Kodrës së Diellit”, në kryeqytet.

Sipas burimeve, 5 oficerë të BKH-së, me mandate kontrolli, kanë shkuar rreth orës 8 të mëngjesit në banesën e Veliajt, por janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi dera e banesës nuk është hapur. Vetëm pas mbi 1 orë pritje, oficerët e BKH janë futur për kontroll në banesën e kryebashkiakut.

Agjentët e BKH poshtë banesës së Veliajt

Sipas burimeve ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga prokuroria, oficerët e BKH-së kanë sekuestruar telefonin e bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxa, si dhe kanë shkuar për kontroll dhe në zyrat e bashkisë Tiranë.

Kontroll është ushtruar edhe në selinë e galerisë ‘Harabel’ së Xoxës, që ndodhet në zonën e ish-bllokut, si dhe te banesat e familjarëve të tjerë të kryebashkiakut.

Disa orë pas publikimeve në media të aksionit, SPAK reagoi shkurtimisht duke njoftuar se “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment”.

Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, aferën “5D”, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen. Sontrollet e sotme sipas burimeve, lidhen pikërisht me hetimin pasuror.

Ndërkohë që agjentët kanë shkuar në banesën e Veliajt, sipas zyrës së shtypit pranë Bashkisë Tiranë, kryebashkiaku nuk ndodhej aty, pasi është në një vizitë dy ditore në Hamburg të Gjermanisë.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/12/video-shtepia-e-Veliajt.mp4

Dosja “5D”

Për dosjen e njohur si “5D”, SPAK thotë se nga hetimet e deritanishme, ka faktuar se dy drejtorët e Erion Veliajt, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si drejtues të Ujësjellësit, i kanë dhënë tendera një kompanie që de facto ishte në pronësi të tyre. Kontrata të tjera kanë marrë dhe nga vetë institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj, si dhe ente të tjera në varësi të Bashkisë Tiranë, duke përdorur pushtetin e tyre si të zgjedhurit e Veliajt. Vlerësohet se paratë e përfituara nga procedurat tenderuese i kalojnë 30 milionë euro. Kompania e drejtorëve të Veliajt ka përfituar nga bashkia Tiranë disa leje ndërtimi. Po ashtu, rezulton e lidhur me një hotel në Durrës që ka marrë nga qeveria “statusin special” që konsiston në falje të taksave.

Një komunikim konfidencial i një punonjëseje të firmës së Mollës e Qatos sugjeron se bosi i vërtetë i hotelit në Durrës dhe kompanisë “5 D” që thithte paratë e taksapaguesve është vetë shefi i bashkisë, Erion Veliaj.

Ndërkaq, hetimet janë në vijim teksa dyshohet se të tjera procedura tenderuese janë përfituar nga “5D” në mënyrë të paligjshme, nga Bashkia Tiranë dhe të tjera institucione.

Inceneratori i Tiranës

Një tjetër aferë për të cilën Veliaj po hetohet është ajo e inceneratorit të Tiranës – e cilësuara afera e shekullit e që vlerësohet se u ka kushtuar taksapaguesve më shumë se 100 milionë euro. Veliaj është personi që i ka hapur rrugën koncesionit të inceneratorit duke u shprehur “dakord në parim” në emër të Bashkisë Tiranë, përmes një dokumenti që mban datën 27 Mars 2017, dërguar ish-Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Opozita akuzon se kryebashkiaku në këtë rast, ka tejkaluar kompetencat duke anashkaluar rolin e këshillit bashkiak në shprehjen e qëndrimit.

Ndërsa Taulant Tushe, një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Veliajt, sipas hetimeve të SPAK, është angazhuar për të ndihmuar Klodian Zoton të shtjerë në dorë kontratën koncesionare dhe miliardat që vinin pas.

Veliaj është quajtur “pronari faktik” i inceneratorit të Tiranës nga Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtor i afërt me kryeministrin Edi Rama, tanimë në arrati.

Denoncime të tjera dhe hetimi pasuror

Veliaj gjithashtu është akuzuar publikisht dhe denoncuar në Prokurorinë e Posaçme, kryesisht nga opozita, për të tjera afera të dyshuara korruptive.

Tenderat e dyshimtë korruptivë të Bashkisë Tiranë ka qenë gjithashtu në qendër të raportimeve mediatike në mënyrë periodike. Afera të dyshimta korruptive me personazhe familjarët e kryebashkiakut janë raportuar gjithashtu nga media.

Disa muaj më parë, u publikua një dokument që zbuloi se Prokuroria e Posaçme u kërkonte bankave të nivelit të dytë informacione mbi llogaritë bankare të kryebashkiakut, bashkëshortes së tij, nënës dhe vëllait.

Më 30 Prill, Veliaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ku dëshmoi për gati tetë orë.

Në media ka pasur raportime se ndaj kryebashkiakut është vendosur masë sigurie, megjithatë kjo asnjëherë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga SPAK apo Gjykata e Posaçme.

Etiketa: baneseErion VeliajkontrollKryesore1SpakVeliaj

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Para
Hysaj shkëlqen pas rikthimit, trajneri i Lazio-s: Është profesionist i madh

Hysaj shkëlqen pas rikthimit, trajneri i Lazio-s: Është profesionist i madh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com