GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

OKB jep alarmin: Ndryshimet klimatike në Shqipëri do rrisin varfërinë dhe marrin më shumë jetë

08:49 - 25/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB jep alarmin: Ndryshimet klimatike në Shqipëri do rrisin varfërinë dhe marrin më shumë jetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshimet klimatike në të ardhmen do ndikojnë drejtpërsëdrejti në xhepin tonë si dhe do marrin shumë jetë njerëzish. Kështu thuhet në një raport të publikuar së fundmi nga OKB. Viti 2021 shënoi pikën e kthesës kur alarmi i kuq u ngrit njëzëri në të gjithë botën nga një raport i Kombeve të Bashkuara.

Në njërën anë, ishte një botë që shkrumbohej nën pushtetin e zjarrit dhe në tjetrën, një botë që po përjetonte ulje dramatike anormale temperaturash. Shkrirja e akullnajave në Groenlandë, Arktik dhe Antarktidë ndoshta nuk mund të na shqetësojë dhe aq shumë këtu në Shqipëri, por ndryshimet e klimës janë shumë më shumë sesa kaq dhe ato kanë nisur të ndihen në tryezën e ushqimit të secilit prej nesh.

Ka nisur nga buka, kafeja, vaji e një sërë produktesh që po shtrenjtohen dhe sot, si shkak nga importuesit, lakohen ndryshimet klimatike. Prekja e zinxhirit ushqimor dhe rreziqet në horizont nga ndryshimet klimatike po rriten dhe Shqipëria nuk është një vend imun, përkundrazi është tek më të rrezikuarit. Ndaj nuk është kurrë vonë për reflektim, sado të vogla të jenë përmirësimet.

Madje edhe Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), si i vetmi i këtij dimensioni në vend, i cili monitoron treguesit që lidhen me ndryshimet klimatike, pranon se efektet po ndihen edhe në Shqipëri. Sipas IGJEO, kjo duket në disa aspekte nga rritja e temperaturës mesatare vjetore te reshjet e shiut apo borës.

Rritja e intensitetit të reshjeve është një nga arsyet se pse përmbytjet janë një nga fatkeqësitë natyrore me të cilat vendi ynë është përballur dhe do të përballet më shpesh. Instituti i Gjeoshkencave vlerëson se fenomenet nga të cilat kërcënohet vendi ynë, edhe pse nuk janë të dimensioneve të mëdha si uragane apo tornado, janë gjithashtu të dëmshëm. “Shqipëria, nga shtrirja fiziko-gjeografike, është e mbrojtur nga uraganet, sepse duke qenë se ne lagemi nga dete të mbyllur nuk rrezikojmë nga fenomene të tilla. Fenomene që ne rrezikojmë nga deti janë erozioni bregdetar dhe përmbytjet nga deti”,  raporti.

 Në një publikim të Bankës Botërore mbi profilin e rrezikut të kimës të Shqipërisë, thuhet se vendi ynë ka përjetuar një rritje të temperaturës mesatare vjetore prej 1 ° C që nga vitet 1960.

Ndryshimet klimaterike në Shqipëri

Temperatura mesatare vjetore është rritur, sidomos në 10 vitet e fundit.
E njëjta gjë vërehet edhe te temperaturat minimale dhe maksimale vjetore që kanë tendencë rritje, sidomos në 10 vitet e fundit.
Sasia e reshjeve është zvogëluar me rreth 10-15%, ndërsa intensiteti i reshjeve është shtuar. Vendi ka përjetuar një rritje të temperaturës mesatare vjetore prej 1 ° C që nga vitet 1960. Bujqësisë i rriten kostot, ulet prodhueshmëria, më shumë importe. /gijotina.com/

Etiketa: okbvarferiVdekje

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
“I kemi idetë e qarta”, Rama për median franceze: Afganët nuk i pranuam me kërkesë të SHBA

“I kemi idetë e qarta”, Rama për median franceze: Afganët nuk i pranuam me kërkesë të SHBA

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com