GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OKB: Kriza humanitare në Afganistan drejt katastrofës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi se kriza humanitare në Afganistan po shkon drejt një “katastrofe” dhe tha se njerëzit e këtij vendi janë në nevojë të dëshpëruar për një “litar shpëtimi”.

Guterres i bëri komentet në hapje të një konference të donatorëve për Afganistanin, në Gjenevë të Zvicrës.

Kombet e Bashkuara synojnë të mbledhin mbi 600 milionë dollarë për këtë vend.

Ai ka rënë nën kontrollin e militantëve talebanë më 15 gusht, dy javë para tërheqjes së forcave ndërkombëtare prej atje.

Më 7 shtator, talebanët kanë formuar Qeverinë e tyre.

“Pas dekadave të luftës, vuajtjeve dhe pasigurisë, ata [afganët] po kalojnë ndoshta orët e tyre më të rrezikshme”, tha Guterres.

“Sot, një në tre afganë nuk e di se nga do t’i vijë vakti i radhës i ushqimit. Niveli i varfërisë po rritet dhe shërbimet themelore publike janë afër shembjes”.

“Qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe, në të njëjtën kohë, Afganistani po përballet me një thatësirë të rëndë… Shumë njerëz mund të mbesin pa ushqim deri në fund të këtij muaji, sapo të afrohet dimri”, paralajmëroi Guterres.

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje talebanëve që t’u japin punonjësve të ndihmës qasje të papenguar. /REL

Lajme të lidhura

Anulohen të gjitha fluturimet në aeroportet e Belgjikës më 23 nëntor, protesta kombëtare paralizon edhe transportin publik
Botë

Anulohen të gjitha fluturimet në aeroportet e Belgjikës më 23 nëntor, protesta kombëtare paralizon edhe transportin publik

10:58 - 22/11/26
Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump
Botë

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump

22:39 - 21/11/26
Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)

15:29 - 21/11/26
Para
“Turp të të vijë”, Basha debate me Nikollën dhe Ballën, largohet nga parlamenti bashkë me Berishën

“Turp të të vijë”, Basha debate me Nikollën dhe Ballën, largohet nga parlamenti bashkë me Berishën

TË FUNDIT

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren
Breaking Views

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren

23:28 - 22/11/26

Barcelona ka marrë një fitore dramatike sot përballë Vijareal. Por suksesi 3-2 me përmbysje nga 0-2 për miqtë, u shoqërua...

Lexo më shumë
Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

22:00 - 22/11/26
Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

21:45 - 22/11/26
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

21:20 - 22/11/26
Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

21:00 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com