GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Oligarkët/ Berisha: Kurrë s’janë afruar në oborrin tim

23:30 - 11/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Oligarkët/ Berisha: Kurrë s’janë afruar në oborrin tim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha është pyetur në emisionin “Open” nëse do t’i përmendë ndonjëherë me emra oligarkët që qëndrojnë sot në oborrin e qeverisë së Edi Ramës, dhe që sipas gazetarit Mentor Kikia janë të njëjtët që dikur ishin pro tij.

Kikia: Ju kam dëgjuar kur kërkova të dijë, se çfarë do sjellë Sali Berisha i tretë ju folët për transparencë, transparencë. Ndërkohë kemi një grusht sipërmarrësish në këtë vend, që thirret me një emër të përbashkët oligarkë. Ishin ata që ishin në oborrin tuaj kur kishit pushtetin, dhe pastaj vrapuan në oborrin e Edi Ramës. Janë këta që do kthehen sërish në oborrin tuaj, dhe ju nuk i përmendni. Ata nuk e gjejnë veten të shigjetuar nga një parti opozitare!

Berisha: E merituar. Absolutisht çdo aktivitet i paligjshëm do dënohet!

Vaisli: I kanë koncesionet me ligj ata!

Berisha: Ju e shtruat problemin së pari ju garantoj se asnjëri në mënyrë absolute prej tyre nuk ka qenë në oborrin e qeverisë. Mund të jap shumë shembuj, por do them që asnjë dhe asnjëherë nuk kanë paraqitur një kërkesë të rëndësishëm te Sali Berisha, përkundrazi mund të kenë marrë ndonjëherë ndëshkime të pamerituara dhe që s’jua kam heq se kanë qenë procedura ligjore. Oligarkët e mi kanë qenë të gjithë kompani ndërkombëtare që kanë fituar tendera me garë të hapur ndërkombëtare. Të gjitha rrugët nga Levan-Tepelenë, Rruga e Kombit janë ndërtuar të gjitha nga kompani të huaja. Kur kam qenë unë në pushtet nuk i jepeshin tendera kompanive shqiptare nga deri në 3 a 5 milionë dhe unë e bëra 10 milionë se doja të zhvillohej ekonomia

Rakipllari: Do t’i godisni ju këto?

Berisha: Absolutisht të gjithë! Në të gjitha vjedhjet në origjinë është qeveria.

Vasili: Po qeveria s’i bën vetëm!

Kikia: Koncesioni në shëndetësi është bërë me ligj.

Rakipllari: Siç është bërë koncesioni i pullave fiskale në qeverinë e Berishës.

Berisha: Shiko pullat fiskale i përdor çdo vend. Shiko ti je gazetar dhe nëse gjen ndonjë tender që nuk është shpallur me garë dhe nuk është shpallë në gazetat ndërkombëtare hajde më thuaj mua. Mori Blairin dhe i tha ajo që është i rregullt dhe po e prishe këtë do marrësh 300 milionë gjobë. Shiko Mentor ONCD ka një departament kundër korrupsionit të posaçëm dhe prish çdo koncesion të kompanive të mëdha. OECD është shumë serioze.

Sulo: Zoti Basha ju ka lënë në sirtarët e PD një projektligj me oligarkët, që e barazonte korrupsionin me ligjin Antimafia, pra për sekuestrimin e pasurisë kur vërtetohej korrupsioni. Ju merreshin pronat dhe ju ktheheshin buxhetit të shtetit. Ju do ta mbani këtë projektligj apo do e lini në harresë?

Berisha: Shqipëria me ndihmën e Antimafias italiane hartoi një ligj shumë të mirë, por pas saj erdhi Soka e Britanisë së Madhe, agjencia që u krijua pas sulmeve të 11 shtatorit që përfshinte të gjithë sektorët. Ata erdhën dhe thanë zoti Berisha kemi një ligj shumë të mirë dhe me ta amenduam ligjin Antimafia në një nivel pa diskutime. Ju garantoj se ligji Antimafia i sotëm është i shkëlqyer por po të ketë nevojë për përmirësim unë jam dakord. Por ligji ka nevojë për zbatim more zotëri. Edhe te oligarkët është krimi i organizuar

Vasili: Nuk është e lehtë se ata paguajnë, mbajnë buxhetin e shtetit.

Berisha: Shiko mo se nëse ata kontrollojnë qeverinë i bëjnë gjëmën vendit.

Rakipllari: A e kontrollojnë qeverinë sot ata?

Berisha: Absolutisht 100%!

Rakipllari: A do t’i përmendin me emra ju?

Berisha: Unë mund të denoncoj naftën, por s’mund ta denoncoj dot kur Edi Rama i merr 1.1 euro për litër naftë. Çfarë t’i them unë atij, po deshe shko e përdor forcën, por në radhë të parë ke specialistët e tu. Por ti s’mund të bësh atë që s’bëhet, se kur ti e bën taksën 1.1 lekë për litër, atij i lind e drejta të abuzojë.

Vasili: Atij kujt?

Berisha: Shiko në qeverinë time ka pasur 32 licenca naftë. Sot mund të ketë, nuk e di shoh pak.

Kikia: Ju do ndërhyni në këtë çështje?  Shiko se është shumë e rëndësishme se ju po të jeni kundër rritjes së çmimit, duhet të kishit ndërmarrë një nismë ligjore për ta ulur.

Marrë nga Balkanweb

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
parashikimiimotit

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

Astronautët në bordin e misionit Artemis II të NASA-s udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri në histori, pasi...

Lexo më shumë
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com