GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Olsi Rama hidhet në sulm: Klubet e tjera paguajnë taksa qesharake

08:46 - 12/05/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Olsi Rama hidhet në sulm: Klubet e tjera paguajnë taksa qesharake
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani përballet me Tiranën në derbi dhe në prag të ndeshjes lojtarët kanë refuzuar të stërviten, për shkak të pagave. Sigurisht trajneri Daja është pyetur edhe për këtë pjesë në konferencën e sotme për shtyp, por i pranishëm krah tij ishte Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, i cili foli për gjithçka.

“Në fakt u zgjova në mëngjes me këtë lajmin e botuar dhe ta kisha ditur që do dilte një lajm i tillë nuk do të isha unë këtu, pasi do të ishte ose lojtari më i vjetër te Partizani, Alban Hoxha, ose ndonjë nga ata veteranët e tjerë që kanë kohë në ekip, si Bardhi apo Belica që po bën tre vite.

Vinin ata t’ju tregonin korrektësinë e klubit të Partizanit me pagat, t’ju tregonin të gjithë mënyrën se si procedohet. Në nivel thashethemi nuk ka nevojë të sajohen gjëra që shkova unë urgjentisht dhe fola me ekipin, sepse për çudi fare nuk u kam folur lojtarëve dje.

Kam qenë aty kur nisi stërvitja dhe e pashë nga kafja sipër. Mjafton të shikohet te tatimet rregullsia e pagesave të Partizanit. Përveçse paguajmë më shumë se të gjithë, jemi më të rregulltit me pagesat që bëjmë. Këtë mund ta shikoni.

E kam ngritur zërin edhe për ‘fair-play’-in financiar, sepse mjafton të shikoni taksat që paguan Partizani në buxhetin e shtetit dhe t’i krahasoni ato me të klubeve të tjera. Janë qesharake taksat që paguajnë klubet e tjera.

Me aq sa paguajmë mund të merrnim edhe 3-4 lojtarë të tjerë të nivelit të lartë. Atëherë do ta vrisnim kampionatin. Ne kemi punën tonë, vazhdojmë drejt, korrekt me pagesat dhe respektin për stafin dhe lojtarët.

Të kishte dalë lajmi dje do dilte ndonjë nga lojtarët, Albani, Belica, Bardhi ose ndonjë nga djemtë e tjerë më të rinj, që t’i thonin ata se çfarë do të thotë të jesh lojtar i Partizanit. Kam shumë besim te presidenti Demi dhe e di se asnjë lojtar apo trajner që nuk i ka marrë të gjitha lekët që u detyrohet klubi deri në fund.

Kemi rastin e fundit, William Melo, i cili u pagua deri në ditën e fundit që ka punuar te Partizani. Madje edhe pak më tepër, sepse iku pa u mbyllur prilli. Këto janë muhabete kot dhe nuk e di pse dalin një ditë para derbit. Megjithatë nuk ka rëndësi fare kjo, ne vazhdojmë punën përpara”.

“Fjalim para ekipit? Kam mbajtur një para ndeshjes me Skënderbeun dhe ju keni qenë i pranishëm. E keni parë që foli trajneri përpara. Jam pothuajse përditë në stërvitje. Nuk ka nevojë të jem çdo ditë. Nuk e ndjej të nevojshme të jem atje, pasi gjërat shkojnë shumë mirë.

Iki për kënaqësinë time, të flas me trajnerin e të pi ndonjë kafe. U kam thënë edhe lojtarëve se jam shoku juaj, miku juaj, edhe avokati juaj në të gjitha gjërat që ndodhin. Jam edhe drejtori. Nuk kishte asgjë përtej normales që të shkojë ta flisja. Kemi raporte shoqërore”. 

Etiketa: Partizani

Lajme të lidhura

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër
Breaking Views

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Para
Mbërrijnë në Kosovë, doza të tjera të vaksinës anti Covid

Mbërrijnë në Kosovë, doza të tjera të vaksinës anti Covid

TË FUNDIT

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro
Aktualitet

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë finalizuar dy raste të reja të trafikimit të automjeteve të...

Lexo më shumë
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja”

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja”

10:47 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26
Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com