GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Olsi Rama është bosi kryesor i call-centerave”, Berisha: Ky aktivitet mafioz ka mbrojtjen e shtetit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Olsi Rama është bosi kryesor i call-centerave”, Berisha: Ky aktivitet mafioz ka mbrojtjen e shtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj institucioneve shtetërore, duke pretenduar se në Shqipëri operon një rrjet i gjerë kriminal i përfshirë në mashtrime financiare përmes “call center”-ave.

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha u shpreh se kjo veprimtari po zhvillohet në mënyrë masive në qytete të ndryshme të vendit, duke synuar kryesisht pensionistë nga vende të Bashkimit Europian.

Ai akuzoi edhe vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama, duke e quajtur atë si bosin e këtyre aktiviteteve.

Deklarata

Parlamenti shqiptar ka mbetur vetëm një fiksion dhe nuk është më një realitet. Parlamenti shqiptar nuk mbron më interesat e qytetarëve shqiptarë, po përdoret në mënyrën më të pamëshirë kundër qytetarëve shqiptarë, interesave, pasurive, taksave të tyre. Për herë të parë në gjithë ekzistencën e parlamentit, mandatet e krimit në parlament nuk lejojnë ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Edhe sot që po flasim, në qytetet e Shqipërisë zhvillohet në mënyrë të ethshme një nga veprimtaritë më të përhapura, më të gjera kriminale.

Këto ditë, në qytetet e Shqipërisë me qindra e qindra të ashtuquajtura call-centera vjedhin ditë e natë pensionistët e vendeve që kanë kontribute të jashtëzakonshme, që kanë kontribuar miliarda, miliarda, miliarda në këtë vend për këta qytetarë. Hiena të vërteta nga salla krimi të mbrojtura nga shteti mashtrojnë dhe u grabisin pensionet pensionistëve në Itali, Austri, Gjermani, Spanjë, në një aktivitet fund e krye të mbrojtur nga shteti. Në një aktivitet në të cilin strukturat shtetërore nga polici tek niveli më i lartë janë mburojë.

Në një aktivitet në të cilin përfshihet nga shefi i komisariatit që merr rrogën minimale 5 mijë euro në muaj nga call-centera, tek vëllai i kryeministrit që është de facto sipas burimeve të huaja dhe vetë vendit, bosi kryesor i tyre.
Në këtë aktivitet kriminal, në të cilin ka call-centera që në një javë u vjedhin 30 milionë euro me mashtrim pensionistëve të vendeve të tjera, ka një bashkërendim nga nivelet më të larta tek prokuroria, tek gjykatat, tek policia.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, vetëm ortaku legal i Olsi Ramës, këshilltari zyrtar i Olta Xhaçkës, Amant Josifi, ishte eksponenti më kryesor në Shqipëri i grupit Milton që ka vjedhur së paku 2.2 miliardë euro. Ka përdorur kriptomonedhën për mashtrime që shkojnë miliarda euro. Kur një ditë në këtë parlament, Alban Çela apo Ardian Çela si quhej ai që e rrahu Lubia me nanditët e saj, që drejtonte OSHEE-në, deklaroi se energjinë janë dy kuçedra që po e thithin, njëra është kuçedra e Bitcoin dhe tjetra është kuçedra e kanabisit, shtëpitë e barit, u deshën pak që ta shtronin në dru atë dhe të mos e merrte veten gjer sot.

Etiketa: berishacall centerOlsi Rama

Lajme të lidhura

Eurodeputeti: Rama po reagon në mënyrë represive dhe autoritare, kjo rrugë nuk të integron drejt BE-së
Aktualitet

Eurodeputeti: Rama po reagon në mënyrë represive dhe autoritare, kjo rrugë nuk të integron drejt BE-së

11:24 - 30/09/26
Dosja Agasi/ Kreu i policisë së Korçës del pas 40 minutash nga SPAK: E kisha një parandjenjë që do isha këtu
Aktualitet

Dosja Agasi/ Kreu i policisë së Korçës del pas 40 minutash nga SPAK: E kisha një parandjenjë që do isha këtu

11:19 - 30/09/26
Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën
Aktualitet

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26
Para
Këlliçi: Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike

Megaskandali me KAYO-n, Këlliçi: Rama i la në dorë një mashtruesi ndërkombëtar fatin tonë në NATO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurodeputeti: Rama po reagon në mënyrë represive dhe autoritare, kjo rrugë nuk të integron drejt BE-së
Aktualitet

Eurodeputeti: Rama po reagon në mënyrë represive dhe autoritare, kjo rrugë nuk të integron drejt BE-së

11:24 - 30/09/26

“Është e nevojshme që Ursula von der Leyen t’i kërkojë informacion Edi Ramës për atë që po ndodh në Shqipëri.”...

Lexo më shumë
Dosja Agasi/ Kreu i policisë së Korçës del pas 40 minutash nga SPAK: E kisha një parandjenjë që do isha këtu

Dosja Agasi/ Kreu i policisë së Korçës del pas 40 minutash nga SPAK: E kisha një parandjenjë që do isha këtu

11:19 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com