GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Omicron po rrit ndjeshëm infektimet, mjeku tregon se kur do të jetë piku

16:32 - 04/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Omicron po rrit ndjeshëm infektimet, mjeku tregon se kur do të jetë piku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Neurokirugu Kita Sallabanda ka folur sot rreth pandemisë dhe situatës që ka krijuar Omicron në të gjithë botën. Ai ka treguar se 5 milionë të infektuar me Covid janë regjistruar javën e fundit në Europë dhe shifrat pritet të rriten ende. Sakaq ai theksoi se në mes të këtij muaji Omicron do të arrijë pikun dhe më pas do fillojë të dobësohet.

“Europa ka pasur 5 milionë të infektuar në javën e fundit. Pas festave të fundvitit situata është renduar jo për arsye të prezencës së dy viruseve, të gripit dhe Omicron, por për arsye të përhapjes masive të Omicron që duket që në 1 javë do arrijë pikun dhe do fillojë të bjerë në mënyrë eksponenciale siç u rrit”, theksoi ai.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë dimër gripi dhe Covid po bashkëqarkullojnë. Ekspertët i kanë vënë emrin flurona, rasteve kur në një person është identifikuar Omicron dhe grip në të njëjtën kohë. Po sa i rrezikshëm është ky kombinim?  “Nuk është i shpeshtë, është një fenomen i rrallë.  Zakonisht një virus predominon dhe shtyp virusin tjetër. Në këtë rast kemi një koekzistencë të dy viruseve. Janë gjetur disa raste në Izrael, dy raste janë gjetur në Spanjë dhe po fillon të përhapet në Europë. Karakteristikë e gripit është që shkakton bronkiolite, ndërsa Omicron nuk shkakton këto fenomene. Kjo ndoshta mund ta rëndojë situatën tek moshat e mëdha dhe njerëzit me sëmundje”, u shpreh mjeku gjatë një interviste televizive. Ndërsa të gjithë epidemiologët këshillojnë që qytetarët të ruajnë vigjilencën dhe të mos neglizhojnë asnjë simptomë.

Etiketa: InfektimeMjekuOmicronrrezik

Lajme të lidhura

U arrestuan në Serbi pasi publikuan video me bluzën ‘Shqipëri Etnike’, lirohen 4 shqiptarët
Aktualitet

U arrestuan në Serbi pasi publikuan video me bluzën ‘Shqipëri Etnike’, lirohen 4 shqiptarët

11:39 - 28/03/26
Hiqej si punonjës i IKMT-së dhe i merrte para bizneseve, vihet në pranga 26-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Hiqej si punonjës i IKMT-së dhe i merrte para bizneseve, vihet në pranga 26-vjeçari në Sarandë

11:36 - 28/03/26
Korçë/ Konflikt mes disa personash në një pikë servisi, 4 të plagosur e mes tyre edhe pronari (Emrat)
Aktualitet

Korçë/ Konflikt mes disa personash në një pikë servisi, 4 të plagosur e mes tyre edhe pronari (Emrat)

11:04 - 28/03/26
Para
Plas arma te Don Bosko, 1 i vrarë e 3 të plagosur

Plas arma te Don Bosko, 1 i vrarë e 3 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

U arrestuan në Serbi pasi publikuan video me bluzën ‘Shqipëri Etnike’, lirohen 4 shqiptarët
Aktualitet

U arrestuan në Serbi pasi publikuan video me bluzën ‘Shqipëri Etnike’, lirohen 4 shqiptarët

11:39 - 28/03/26

Katër shtetas shqiptarë të ndaluar nga autoritetet serbe janë liruar pa asnjë masë penale pas përfundimit të seancës gjyqësore në...

Lexo më shumë
Hiqej si punonjës i IKMT-së dhe i merrte para bizneseve, vihet në pranga 26-vjeçari në Sarandë

Hiqej si punonjës i IKMT-së dhe i merrte para bizneseve, vihet në pranga 26-vjeçari në Sarandë

11:36 - 28/03/26
Korçë/ Konflikt mes disa personash në një pikë servisi, 4 të plagosur e mes tyre edhe pronari (Emrat)

Korçë/ Konflikt mes disa personash në një pikë servisi, 4 të plagosur e mes tyre edhe pronari (Emrat)

11:04 - 28/03/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Çmimet e larta në vend, reagon Tabaku: Qeveria favorizon pakicën në dëm të shumicës

10:59 - 28/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Ulja zgjati vetëm 24 orë/ Bordi i Ramës mblidhet për t’i ‘marrë shpirtin‘ qytetarëve, e ngre çmimin e naftës në 218 lekë/litri

10:36 - 28/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com