GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Omicron rrit shqetësimin, Franca ashpërson masat kufizuese për fundvit

11:02 - 28/12/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Omicron rrit shqetësimin, Franca ashpërson masat kufizuese për fundvit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga 3 janari, puna nga shtëpia do të jetë e detyrueshme për ata që munden dhe organizimet publike do të kufizohen në 2,000 persona në ambientet e mbyllura.

Ky lajm vjen pasi Franca ka regjistruar më shumë se 100,000 raste të reja të infektimit të shtunën – njëherësh shifrën më të lartë të raportuar brenda një dite, prej shpërthimit të pandemisë.

Megjithatë, kryeministri francez, Jean Castex nuk ka marrë masa izolimi për natën e Vitit të Ri.

Shtetet në gjithë Evropën janë duke zbatuar masa të reja, si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve, të nxitura nga varianti Omicron.

Disa studime kanë sugjeruar se ky variant është më i butë sesa Delta, dhe personat e infektuar kanë më pak mundësi që të përfundojnë në spital.

Castex u ka thënë gazetarëve se pandemia duket si “film pa fund”.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran ka thënë se shkalla e infektimit është duke u dyfishuar çdo dy ditë, andaj ka paralajmëruar për “mega valë” të rasteve të reja.

Në masat e reja përfshihet edhe kufizimi për organizimet e jashtme me vetëm 5,000 persona, si dhe ndalesa për të ngrënë ushqim nëpër mjete të transportit gjatë udhëtimeve të gjata.

Klubet e natës do të mbeten të mbyllura dhe kafiteritë do të punojnë me kapacitete të kufizuara.

Plani i këtij shteti për pasaportë të vaksinës, përmes së cilit do të kërkohet vetëm dëshmia e vaksinimit dhe jo testi negativ për të hyrë të ambiente publike – do të hyjë në fuqi më 15 janar, nëse Parlamenti francez e miraton një draft të projektligjit.

Sipas të dhënave shtetërore, Franca aktualisht ka një mesatare të raportimit të mbi 70,000 rasteve ditore me koronavirus./REL

Etiketa: COVIDOmicron

Lajme të lidhura

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese
Botë

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

12:23 - 08/04/26
Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!
Aktualitet

Raporti alarmant i Home Office: Një emigrant shqiptar burgoset çdo dy ditë në Britani!

08:45 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Para
Dybala vendos prioritete: Dua të fitoj Champions League me Juventus

E ardhmja e Dybala në dyshim, drejt largimit në verë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s
Sport

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s

13:30 - 08/04/26

Bota e futbollit ndalet për të nderuar Mircea Lucescu-n, trajnerin legjendar rumun që ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare. UEFA ka...

Lexo më shumë
Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

13:20 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

13:14 - 08/04/26
Hap pas i PS në Kuvend: tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale

PD i kërkon Kuvendit të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin që ul çmimin e naftës

12:57 - 08/04/26
Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

12:39 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com