GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Open Balkan”, nisma e Soros, Vuçiç e Ramës që do shpëtonte Rajonin dhe që u shkri pa lënë gjurmë  

15:56 - 01/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Samiti i “Ballkanit të Hapur”, djali i George Soros darkon me Ramën në Ohër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përfundimin e misionit të “Open Balkan”, nismës që prej 5 vitesh e promovonte dhe sulmonte cilindo që shprehte kritika.

Si një rrufe në qiell të hapur, Rama deklaroi se e ardhmja është “Procesi i Berlinit”, një nisëm e nisur nga ish-kancelarja Angela Merkel në 2015, por që gjatë rrugës, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç e anashkaluan, duke krijuar atë që e pagëzuan si “Ballkani i Hapur”, ku dyshes iu bashkangjit edhe Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja, 3 vendet e Rajonit nuk iu përgjigjën thirrjeve për t’u bashkuar në nismën që mbështetej nga Soros dhe ku Aleksi, shfaqej në të gjitha takimet që mbaheshin sa në Tiranë, Durrës, Novi sad apo Oher.

“Open Balkan” pati mbështetje të plotë pikërisht nga Soros, madje u trajtua si një nismë e tij, edhe pse aktorët politikë qeveritarë të 3 vendeve pjesëmarrëse e lidhnin me bashkëpunimin rajonal, lehtësimin e procedurave në aspektin ekonomik apo lëvizjen e lirë të mallrave.

Gjithçka dukej si një show që 3 kryeministra dhe Alex Soros jepnin sa herë që takoheshin, ndërsa flitej për përfitimet e mëdha që do kishin qytetarët e shteteve që i ishin bashkuar inisiativës.

Rama bëri çmos që në “Open Balkan” të tërhiqte Qeverinë e Kosovës, e cila i qëndroi deri në fund “Procesit të Berlinit”, ashtu sikundër edhe Mali i Zi, edhe pse në takimet e fundit të mbajtura në kuadër të “Open Balkan” i pranishëm ishte edhe kryeministri malazez Abazoviç.

Kryeministri që me 1 korrik 2023 deklaroi “vdekjen” e nismës së “Open Ballkan”, ishte ai që mbronte pak muaj më parë këtë proces në pothuajse çdo takim apo mbledhje, përfshi këtu edhe në sesionet e OKB.

“Në rajonin e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojmë së bashku me një sipërmarrje të përbashkët me interesat tona specifike, kjo na bëri bashkë me RMV në dhe Serbinë për të krijuar një platformë të hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit por edhe më tej. Mesazhi i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të parë drejt së ardhmes. Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria nuk do të lëvizë në njohjen e Kosovës. Është koha që Serbia dhe Kosova të punojnë për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Dialogu është mënyra e vetme dhe jam i bindur se Ballkani i Hapur do e ndihmojë këtë proces”, deklaronte Rama në shtator 2022 nga salla e OKB.

Nisma në fjalë nuk mori mbështetje të madhe nga Bashkimi Europian, që pavarësisht entuziazmit të shfaqur nga Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, Unioni shfaqej skeptik, edhe pse vinte theksin ne bashkëpunimin rajonal mes 6 vendeve, ashtu sikundër përcaktohej në “Procesin e Berlinit”.

Por arma më e fortë që Rama e Vuçiç kishin ndaj kritikëve të “Open Balkan” ishte mbështetja e shprehur përmes deklaratave nga Shtetet e Bashkuara, që qoftë përmes Ambasadorëve të akredituar në Tiranë apo Beograd, ashtu edhe përmes të dërguarve special, e vlerësonin bashkëpunimin, por gjithashtu kërkonin përfshirjen e të 6 vendeve të Rajonit, nga 3 që nisën të nënshkruanin marrëveshje.  Gjithsesi për opinion-bërësit pro qeverisë mjaftonte qoftë edhe një “cicërimë” në Tëitter nga çdo zyrtar amerikan në mbështetjen të “Open Balkan” për ta përkthyer se SHBA mbështet inisiativën dhe se ata që e kundërshtonin ishin kundër Shteteve të Bashkuara.

E po kështu kritika ndaj “Open Balkan” shprehu edhe Fondacioni “Rockefeller Brothers”, që përmes një raporti e konsideronte nismën si një minim për Tregun e Përbashkët Rajonal që u prezantua nga nisma e Berlinit.

Autorët e studimit evidentuan se arsyeja e nismës së “Ballkanit të Hapur” ka qëllim të lejojë disa vende të Rajonit të përparojnë më shpejt në bashkëpunimin ekonomik duke anashkaluar mosmarrëveshjet dypalëshe që bllokojnë nismën në nivel Rajonal.

Mirëpo sipas tyre “Open Ballkan” anashkalon bashkëpunimin rajonal, duke përjashtuar Kosovën dhe rrjedhimisht duke anashkaluar grackat e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Përfshirja e gjysmës së BB6 në nismën e Ballkanit të Hapur mund të ketë implikime negative në aspektin simbolik dhe në bashkëpunimin real”, thuhet në analizën që studimi zhvilloi mbi zbatimin e “Nismës së Berlinit 2020-2021”. Për më tepër “Open Ballkan”, rrezikon të zëvendësojë qëllimin dhe konceptin e krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal që është në themel të nismës së Berlinit.

“Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur nuk ka lindur domosdoshmërisht nga zhgënjimi lidhur me çështjet e zgjerimit, udhëheqësit e përfshirë duket se e mirëpresin idenë që nuk duhet të adresojnë standardet evropiane brenda saj”, thuhej në studimin e “Rockefeller Brothers”.

Etiketa: Kryesore1open balkanRamaVucic

Lajme të lidhura

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Para
Gili nxjerr në treg këngën e saj të re (VIDEO)

Gili nxjerr në treg këngën e saj të re (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

Nard Ndoka ka kritikuar Sali Berishën në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore. Ndoka...

Lexo më shumë
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com