GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacion anti-drogë në Itali, nga 17 të arrestuar 4 janë shqiptarë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacion anti-drogë në Itali, nga 17 të arrestuar 4 janë shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trafik ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut në Itali, bashkëpunim me brokerin Mario Palamara të mafias kalabreze Ndrangheta e një strukturë kriminale e mirëorganizuar që importonte sasi kokaine, hashashi e marijuane nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Ky është bilanci i operacionit të mëngjesit të sotëm që çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh italo-shqiptarë në Itali.

Mega operacioni i Antimafia e Antiterrorizmit italian në bashkëpunim me Autoritetet e Guardia di Finanza Italiane ka çuar në ekzekutimin e 17 urdhër arresti ndaj 13 shtetasve italianë e 4 shqiptarë.

Sipas informacioneve, mësohet se shqiptarët e përfshirë në këtë rrjet kriminal janë: Nik Dauti- 44 vjeç; Nerdojan Hoxha- 30 vjeç; dhe dy vëllezërit Saimir dhe Engli Shllegaj, të moshave 37 vjeç dhe 33 vjeç.

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut në Itali, në bashkëpunim me ndërmjetësin Mario Palamara të mafias kalabreze ‘Ndrangheta’, dhe ngritjen e një strukture kriminale të mirëorganizuar të transportit të kokainës në shtetin fqinj.

Operacioni i koduar Balluardo ka çuar në shkatërrimin e këtij grupi trafikantësh me bazë në Savona të Italisë.

Me urdhër të Prokujrorisë së Genova, akuzohen për blerje, importim, transport, trafikim kokaine e hashash nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Ky grupi i strukturuar trafikantësh zotëronte disa magazina që përdorte për ruajtur e shpërndarë drogën. Gjithashtu zotëronte një sërë automjetesh të modifikuar për fshehjen e transportin e drogës, si dhe disa instrumente e aparate celularë të kriptuar për të komunikuar e të lidhur me servera në Francë.

Këto instrumente janë përdorur dhe nga anëtarë të këtij grupimi kur ndodheshin në burg e për të komunikuar jashtë qelisë.

Droga e importuar nga Amerika e Jugut për llogari të këtij grupimi transportohej me anije tregtare e mbërrinte në Portin Vado Ligure ku një tjetër degëzim i këtij grupimi merrej me rekuperimin e magazinimin e lëndës narkotike. Hetimet zbardhën bashkëpunimin e një vincieri i cili me padije përcillte informacione se ku ndodheshin konjtenerat ku ishin fshehur pakot me drogë të mbërritura nga Amerika e Jugut.

Hetimet kanë zbardhur se ku organizim mbulonte shpenzimet legale për anëtarëtt e grupit nën arrest si dhe për të bmajtur familjet e tyre.

Ky grupim kishte ngritur dhe një kompani transporti frutash enkas për ta përdorur për trafikun e drogës.

Për llogari të këtij grupimi vepronte dhe brokeri i njohur i Ndranghetas kalabreze i arrestuar më 2022 në Spanjë Mario Palamara.

Falë tij më 17 mars 2020 ku grupim siguroi 84 pako me kokainë që mbërriën në portin e Vado Ligures e episod i dokuemntuar nga Antimafia Italiane.

Të arrestuarit akuzohen për 42 raste trafikimi droge nga Amerika e Jugut që përfshijnë 180 kg kokainë, 40 kg hashash, 70 kg marijuanë e 2 tentativa për të trafikuar 200 kg kokainë e 300 kg hashash.

Hetimet kanë zbardhur aktivitetin kriminal të këtij grupimi prej 2019,  me prova të bazuara në zbardhjen e bisedave telefonike e të instrumentave telematikë të kriptuar në sistemet Encrochat e Skyccc, në video e marra në Portin e Vado Ligures e falë bashkëpunimit me Eurojust e Autoritetet franceze.

 

Etiketa: drogeoperacionShqiptare

Lajme të lidhura

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!
Aktualitet

89 ditë protestë/ “Në pranga jo vetë Agasi”, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

07:53 - 27/08/26
“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi
Aktualitet

“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi

07:44 - 27/08/26
Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26
Para
endi meksi, tende

Tenderi fiktiv, “One” paraqet ofertën “zero”, që Endri Meksi të marrë 14 MLN lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Kombëtarja U-21 mbyll rrugëtimin pas fazës së grupeve
Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Kombëtarja U-21 mbyll rrugëtimin pas fazës së grupeve

08:30 - 27/08/26

Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur rrugëtimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi e përfundoi Grupin B në vendin e tretë...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 27 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:15 - 27/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

89 ditë protestë/ “Në pranga jo vetë Agasi”, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

07:53 - 27/08/26
“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi

“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi

07:44 - 27/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Gusht 2026

07:37 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com