GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacion anti-drogë në vend, autorët ikin në drejtim të paditur

13:14 - 21/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Operacion anti-drogë në vend, autorët ikin në drejtim të paditur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka zbuluar dhe asgjesuar 1777 fidanë dhe bimë kanabis në disa territore të vendit, në kuadër të megaoperacionit me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni u krye në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë, ku u angazhuan 300 forca policore dhe 9 dronë.

Në kërkim janë shpallur katër persona. Konkretisht në Elbasan janë proceduar penalisht dy inspektorë pyjesh dhe një kryetar fshati, të akuzuar për shpërdorim detyre. Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona në Elbasan pasi iu gjetën 2 qese me lëndë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit/Vijon megaoperacioni policor për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Megaoperacioni, i shtrirë në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë, angazhoi 300 forca policore dhe 9 dronë.

✅Gjenden dhe asgjësohen në total, nëpërmjet djegies, 1777 fidanë dhe bimë  narkotike cannabis sativa.

✅Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

✅Në Elbasan, në kuadër të 2 operacioneve antidrogë “Krasta” dhe “Çereshta”, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 2 inspektorë pyjesh dhe 1 kryetar fshati.

✅Gjithashtu në Elbasan, gjatë operacionit “Çereshta”, 2 shtetasve të shpallur në kërkim iu gjetën dhe iu sekuestruan edhe 2 qese me lëndë narkotike cannabis sativa.

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, vijojnë kontrollin e imtësishëm të territorit, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, me qëllim prodhimin e lëndës narkotike.

✅Në Skrapar, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tomorri”, në një terren të hapur rishtazi, në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore, në territorin e njësisë administrative Gjerbës, u gjetën të kultivuara në kubikë, në një serë, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 1000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasi O. Gj., 39 vjeç, banues në fshatin Bërsak, Skrapar. Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit.

✅Në Elbasan, në kuadër të 2 operacioneve antikanabis të koduara “Krasta” dhe “Çereshta”, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 252 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

✅Në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”, në një zonë pyjore, në fshatin Seltë, njësia administrative Zavalinë, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 160 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Y. Ç., 56 vjeç, F. L., 45 vjeç (me detyrë inspektorë pyjesh në zonat e Gjinarit dhe Zavalinës) dhe K. B., 55 vjeç (kryetari i fshatit Seltë). Vijon puna për kapjen e 53-vjeçarit.

✅Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të operacionit “Çereshta”, të zhvilluar më 18 qershor 2023, nga Policia e Librazhdit, ditën e djeshme u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 92 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në total nga ky operacion janë asgjësuar 672 bimë dhe fidanë narkotikë cannabis sativa. Autorë të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve, dyshohet të jenë shtetasit e shpallur në kërkim S. D. dhe K. D. Gjithashtu, gjatë kontrolleve përreth territorit ku u gjetën bimët narkotike, në një tendë kampingu, të dyshuar të përshtatur për qendrim, nga shtetasit S. D. dhe K. D., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 2 qese plastike. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

✅Në Krujë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Territor i pastër”, në një zonë pyjore, në fshatin Cudhi Kamp, njësia administrative Cudhi, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 195 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi.

✅Në Lezhë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Imazhi”, në një zonë pyjore, në fshatin Malecaj, njësia administrative Balldre, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 330 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Etiketa: drogeoperacion

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Policia e Kosovës arreston një tjetër kriminel serb

Policia e Kosovës arreston një tjetër kriminel serb

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com