GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

(VIDEO) “Stani i barit” në pyjet e Lezhës, arrestohet vëllai i deputetit socialist

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
(VIDEO) “Stani i barit” në pyjet e Lezhës, arrestohet vëllai i deputetit socialist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca është një nga tre personat e arrestuar nga Policia e Lezhës, që ka zbuluar një “shtëpi bari” në fshatin Kashnjet. Në pranga kanë rënë edhe Armel Nikdukaj (kunati i Ndrecës) dhe Elvis Shpellzai.

Tre të ndaluarit akuzohen se kanë lidhje me hashashin që u gjet në një stan në pyjet e fshatit Kashnjet. Droga, sipas bluve, kultivohej nëpërmjet llambave, që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Deputeti i PS, Eduard Ndreca

Aksioni

Aksioni i koduar “Imazhi 1”, konfirmuan burime zyrtare nga blutë, u krye nga komisariati i Lezhës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Lezhë, me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore.

Gjatë operacionit, në pyjet e fshatit Kashnjet, u zbulua një stan i përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu, shton policia, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve Armando Ndreca, 27 vjeç dhe Elvis Shpellzai, 28 vjeç, të dy banues në Koplik. Më tej, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u ndalua dhe Armel Nikdukaj dhe, 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Çfarë u sekuestrua

Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike kanabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Më tej, në banesat e dy prej të arrestuarve, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

Dosja hetimore i është referuar prokurorisë së Lezhës, njoftoi policia.

Lexo edhe:

Foto – Kush është vëllai i deputetit socialist të arrestuar për drogë, para dy vitesh iu prangos vjehrri

Etiketa: Armando NdrecaEduard NdrecaKryesore1Lezhë

Lajme të lidhura

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Para
Nis protesta para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja dhe arrestimi i Veliajt

Nis protesta para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja dhe arrestimi i Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Dublin të Irlandës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi...

Lexo më shumë
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com