GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacioni “Plani”, policia arreston edhe një tjetër person/ Detajet

17:48 - 29/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ushtroi dhunë ndaj familjes, arrestohet 29-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vijim të operacionit të koduar “Plani” ku u arrestua 24-vjeçaru Brikin Rusta, policia gjithashtu ka arrestuar edhe shtetasin Emanuel Rrapushi, 24 vjeç.

E ndërsa Rusta u arrestua pasi dyshohet se tentoi të vriste një person pas një konlikti të mëparshëm, Rrapushi dyshohet se nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesë e shtetasit Boiken Bahiti, të arrestuar më datë 26.05.2023.

Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Plani”.

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plani”, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.
Kapet dhe vihet në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim të krimit.

Strukturat për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës kërkimore të pandërprerë për kapjen e autorit kryesor të dyshuar të një tentative për vrasje në qytetin e Elbasanit, si dhe bazuar në inteligjencën policore, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga në rrugën “Tomorr Sinani”, shtetasin e shpallur në kërkim B. R., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Së bashku me shtetasin B. R., është arrestuar edhe shtetasi E. Rr., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. Rr, nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesën e shtetasit B. B., të arrestuar gjatë operacionit të koduar “Plani”, të zhvilluar më datë 26.05.2023, si dhe ka përkrahur shtetasin B. R..

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 23-vjeçari, më datë 26.05.2023, kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, me të cilin ishte konfliktuar më parë. Shtetasi i ndaluar B. R., në pamundësi për të realizuar planin e tij për vrasjen e 24-vjeçarit, si rezultat i presionit të shtimit të shërbimeve në terren, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar.

Më datë 26.05.2023, në kuadër të këtij operacioni, është shpallur në kërkim edhe shtetasi K. S. (lidhje shoqërore e shtetasit B. R.). Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të implikimit ose jo të këtij shtetasi, në këtë ngjarje.

Ndërkohë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: ElbasanoperacionPolicia

Lajme të lidhura

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!
Aktualitet

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg
Aktualitet

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia
Aktualitet

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Para
Mbappe do përdorë “taktikën Silva” për t’u transferuar në Madrid

Mbappe do përdorë “taktikën Silva” për t’u transferuar në Madrid

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26

Adriatik Lapaj mendon se rezistenca e tij tre mujore në bulevard ka dhënë një kontribut jo vetëm në riformatimin e...

Lexo më shumë
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com