GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacioni “SHPIRTI”, Prokurori Maksim Sota kërkon ndryshim të masës së sigurisë

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Në listën e zyrtarëve të arrestuar për korrupsion, Apeli i GJKKO vendos masën e sigurisë për prokurorin e Vlorës Maksim Sota
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota, emri i të cilit u bë i njohur gjatë operacionit ndërkombëtar “Shpirti”, e i akuzuar për “shpërdorim detyre” i kërkon Gjykatës së Apelit të Posaçëm ndryshimin e masës “arrest në shtëpi ndaj tij”.

Prokurori kërkon në Apel që të shfuqizohet kjo masë dhe të zëvendësohet. Kërkesa e tij sipas gazetares, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Saida Dollani. Kujtojmë se gjatë operacionit “Shpirti” u bënë një sërë arrestimesh, mes biznesmenëve të njohur dhe 2 ish-truprojave të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Emri i Sotës doli gjatë dëshmisë së 2 skafistëve, të cilësuar si të penduarit ndaj drejtësisë. Ata pretendonin se Sota, qëndronte në një apartament me qira në Vlorë të paguar nga krerët e bandave. Prokurori nga ana e tij i ka mohuar këto zëra, duke shtuar se goditja e tij është e qëllimshme.

Operacioni “Shpirti”:

Operacioni “Shefi” dhe operacioni “Kulmi”, të zhvilluara përkatësisht në vitet 2018 dhe 2020 vijuan me operacionin “Shpirti”, me qëllim luftimin kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës. Gjatë këtij operacioni, u zbulua dhe mënyra e organizimit të këtij zinxhiri të prodhimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 milionë euro. Kujtojmë se 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti” janë shtetasit me iniciale A. M., J. M., A. N., Sh. K., B. T., M. Ç., E. H., K. A. H., T. E. K., E. H., Ç. Gj., M. Ll., Sh. D., E. B., H. S., L. S., I. G., L. Z., G. Z., E. Z., A. Z., A. K., banues në Vlorë, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Përveç tyre, pjesë e të arrestuarve janë dhe ish-drejtori i Zyrës së Punës në Bashkinë e Kavajës, Saimir Kuriti, ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku. Për të tre këta të pandehur rëndon akuza e veprave penale “Trafik të lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar”. I përfshirë gjithashtu, është edhe ish-efektivi i policisë, shtetasi F. L., i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Sigurisht i përfshirë, siç u tha dhe më sipër ishte edhe ish-prokurori i Vlorës, Maksim Sota, të cilit së fundmi iu refuzua kërkesa e rikthimit në pronësi të makinës së tij, pasi Apeli i GJKKO e sekuestroi si cilësi të provës materiale të veprave penale të kryera nga Sota.

Etiketa: Maksim SotaOPERACION sHPIRTI

Lajme të lidhura

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial
Aktualitet

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26
Para
Majko pro shkarkimit të Presidentit: Është bërë promotor i mos seriozitetit të shtetit shqiptar

Zhduket projekti për votën e emigrantëve, Rama shkrin Ministrinë për Diasporën

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com