GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Opinion: Paketa gjermane e ndihmës ka hapur orekse në BE

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Opinion: Paketa gjermane e ndihmës ka hapur orekse në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Borxhi i përbashkët evropian për të luftuar një krizë të paprecedentë? Kështu vendosi BE-ja gjatë krizës së Koronës 2020. Gjermania, e drejtuar asokohe nga kancelarja Angela Merkel, bëri një kthesë të fortë në politikën fiskale në atë kohë. Gjermania e kishte refuzuar gjithmonë në mënyrë kategorike borxhin e përbashkët evropian. Por epërsia e krizës, e cila e zhyti të gjithë Evropën drejt tatëpjetës ekonomike, e detyroi ta rishikonte qëndrimin e saj. Fondi i Ndihmës për virusin Korona është parashikuar të shpërndajë gjithsej 750 miliardë euro grante dhe kredi të volitshme. Nëse do të arrihet efekti i dëshiruar dhe nëse borxhet do të shlyhen ndonjëherë, siç premtuan Merkel dhe kolegët e saj, kjo nuk dihet. Borxhi i përbashkët, për të cilin janë bërë garant veçanërisht vendet anëtare me performancë të lartë, do të ishte një përjashtim absolut.

Berlini hap rrugën për borxh të ri

Deri më sot. Në takimin e ministrave të Financave në Luksemburg, gjithnjë e më shumë vende anëtare dhe dy komisionerë të BE-së apeluan sërish në “solidaritetin europian”, pra kërkuan më shumë borxhe në nivel të BE-së. Frika po përhapet, madje po përhapet paniku, se kriza e madhe energjetike e shkaktuar nga Rusia mund të çojë në rënie të madhe të prodhimit industrial në Evropë. Dhe qeveritë me borxhe të mëdha po kuptojnë se ato thjesht nuk kanë kapacitet fiskal për të ulur presionin mbi bizneset dhe elektoratin në vendet e tyre, presion ky i krijuar nga çmimet e rritura. Në vend të kursimit, hapjes së burimeve të reja të energjisë dhe përgatitjes së popullatës për kohë të vështira, tani po vjen ajo që pritej: thirrja më komode për ndihmë nga Evropa, nga  shtetet më të fuqishme – mbi të gjitha nga Gjermania.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, i cili nuk ka aq përvojë në këtë post, ua hapi oreksin, kur të enjten e kaluar së bashku me kancelarin Scholz dhe ministrin e Ekonomisë Habeck, ai ofroi një paketë shpëtimi prej 200 miliardë eurosh për ekonominë gjermane – paketë kjo e lindur nga nevoja që ka Gjermania në planin e brendshëm. Në koalicionin qeverisës të Berlinit, Lindner përkundër të gjitha betimeve, ra dakord ta rriste borxhin për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga mungesa e energjisë. Ky “bumi i dyfishtë”, siç e quan paketën kancelari në gjuhën e tij të çuditshme, natyrisht ngjall lakmi tek fqinjët evropianë: Fondin për paketën e shpëtimit për prodhimet “made in Germany”, i cili nuk dihet ende se si do të funksionojë, Gjermania mund ta përdorte edhe për BE-në, dëgjohet të thuhet në disa vende anëtare.

Si për ironi, Orban dhe Meloni

Mund ta përdorte? Duhet ta përdorte? Jo! Kriza energjetike nuk mund të krahasohet me krizën e virusit Korona. Ajo shkon shumë më thellë, është shumë më e shtrenjtë dhe do të mbetet. Korona shkaktoi vetëm një rënie të madhe të kërkesës dhe do të mbarojë dikur. Mungesat jashtëzakonisht të shtrenjta në furnizimin me energji do të vazhdojnë edhe shumë vite pasi – siç shpresojmë – Vladimir Putini ta ketë humbur luftën e tij. Dhe ndryshe nga kriza e Koronës, as shteti dhe as Evropa nuk do të jenë në gjendje t’i mbrojnë njerëzit nga pasojat drastike të recesionit të shkaktuar nga Putini. Kjo do të kushtojë prosperitet dhe standard jetese.

Ministrat e Financave të BE-së kishin premtuar se do t’i koordinonin masat e shpëtimit dhe nuk do t’i subvenciononin industritë e tyre në një mënyrë që do të dëmtonte konkurrencën. Por kjo nuk po shihet. Megakriza i ka bërë të gjithë të shohin punët e veta. Është e paskrupullt që kryeministrja e ardhshme e djathtë e Italisë, Giorgia Meloni, dhe autokrati hungarez anti-BE, Viktor Orban, tani po kërkojnë para nga Evropa, d.m.th nga Gjermania. Italia ka nisur prej kohësh paketat e saj të shpëtimit dhe tashmë po mbledh 200 miliardë euro nga fondi i ndihmës për koronavirusin. Hungaria vazhdon të blejë gaz dhe naftë të lirë nga Rusia dhe kritikon ashpër sanksionet. Miku i Putinit Viktor Orban nuk ka fituar asnjë cent evropian në këtë krizë! Kriza ekonomike do të intensifikohet në muajt e ardhshëm nëse vazhdon lufta e pakuptimtë e Rusisë kundër Ukrainës. Presioni ndaj ministrit gjerman të Financave për të bërë një tjetër kthesë dhe gjithashtu për të rënë dakord për një borxh të ri evropian me pasoja të panjohura do të rritet.

BE-ja duhet t’u përgjigjet pyetjeve

Para së gjithash, qeveritë evropiane duhet të përqendrohen në blerjen e energjisë së bashku dhe jo të garojnë me  njëra-tjetrën në tregjet tashmë të egërsuara. Përveç kësaj, ato duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të hequr së bashku fitimet e tepërta nga korporatat evropiane dhe për të rishpërndarë të ardhurat. Kjo do të ishte një qasje e mirë ndaj solidaritetit evropian. Evropianët më në fund duhet të mendojnë edhe se si do ta përballojnë mungesën e gazit ose të energjisë elektrike të krijuar në tregjet evropiane pa kufij. Çfarë ndodh nëse vendi tranzit i gazit, Gjermania, merr shumë pak gaz për të furnizuar fqinjët e saj? Këto po që janë pyetje konkrete të solidaritetit evropian, të cilave duhet t’u përgjigjen tani politikanët. Thirrjet komode për ndihma financiare nga Gjermania nuk ndihmojnë aspak./ DW

Etiketa: Bashkimi EuropianGjermanishtetet

Lajme të lidhura

Portet e Ligurias u kthyen në hyrjen kryesore të kokainës në Evropë, grupet shqiptare janë partnerë të ‘Ndraghetë-s
Aktualitet

Portet e Ligurias u kthyen në hyrjen kryesore të kokainës në Evropë, grupet shqiptare janë partnerë të ‘Ndraghetë-s

08:50 - 04/07/26
Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Erdoganit dhe vlerave fetare
Botë

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Erdoganit dhe vlerave fetare

17:22 - 03/07/26
Alarm në kroçere, mbi 100 të infektuar nga norovirusi
Botë

Alarm në kroçere, mbi 100 të infektuar nga norovirusi

16:51 - 03/07/26
Para
Bylykbashi e akuzoi për pazar me Ramën, Çupi: Keqardhje! Refuzuan bashkëpunimin

“Maxhoranca t’i thërrasë arsyes”, deputetët e PD dorëzojnë projektligjin për ndarjen territoriale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Portet e Ligurias u kthyen në hyrjen kryesore të kokainës në Evropë, grupet shqiptare janë partnerë të ‘Ndraghetë-s
Aktualitet

Portet e Ligurias u kthyen në hyrjen kryesore të kokainës në Evropë, grupet shqiptare janë partnerë të ‘Ndraghetë-s

08:50 - 04/07/26

Treqind pako të vulosura hermetikisht, të shënuara me logot e karteleve të Amerikës së Jugut dhe të fshehura nën tonelata...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 4 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 04/07/26
Kolumbia vazhdon marshimin në Botëror, triumfon ndaj Ganës dhe gjen Zvicrën në raundin tjetër

Kolumbia vazhdon marshimin në Botëror, triumfon ndaj Ganës dhe gjen Zvicrën në raundin tjetër

08:09 - 04/07/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Korrik 2026

07:49 - 04/07/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 4 Korrik 2026

07:45 - 04/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com