GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Opozita në Maqedoninë e Veriut bie dakord për një kryeministër shqiptar

16:03 - 17/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita në Maqedoninë e Veriut bie dakord për një kryeministër shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se mbështet propozimin që Afrim Gashi i Alternativës të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re. Madje u zotua të ndihmonte në sigurimin e votave të nevojshme që ky propozim të kalonte pa ndonjë problem në parlament. 

“Me 61 vota të qëndrojmë pas emrit të Afrim Gashit” – u shpreh lideri i opozitës në Maqedoni të Veriut duke saktësuar se ai duhet të jetë kryeministër në vend të Dimitar Kovaçevskit, pasi kështu sipas tij, garantohet që proceset euro-atlantike të mos bllokohen. Kjo erdhi pas takimit mes kryetarit të VMRO-DPMNE dhe Ali Ahmetit që drejton partinë pjesë të qeverisë, Bashkimin Demokratik për Integrim.

Kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet vendore ku shumicën e komunave e fitoi opozita. Ai u largua edhe nga posti i kryetarit të partisë LSDM, post të cilin e mori Dimitar Kovaçevski, i cili kërkon të bëhet kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut. Por opozita, me në krye VMRO-DPMNE paralajmëron protesta antiqeveritare dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Që pas dorëheqjes së Zaev, janë lëkundur edhe pozitat e Maqedonisë së Veriut në projektin e nisur bashkë me Tiranën dhe Beogradin, për nismën e Ballkanit të Hapur. Gjatë një vizite në Kosovë së fundmi, presidenti Stevo Pendarovski tha se pa pjesëmarrjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, nisma nuk ishte gjithëpërfshirëse. Takimi i radhës për këtë nismë do të mbahet të hënën dhe të martën në Tiranë dhe pritet me interes qëndrimi që do të mbajë kryeministri në largim, Zaev.

Ashtu si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut nuk i ka nisur ende negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian. Për këtë të fundit është bërë pengesë Bullgaria, e cila nuk miraton kuadrin negociues për shkak të mosmarrëveshjeve për përcaktime historike dhe gjuhësore mes vendeve.

Më parë, vendi pati një problem të ngjashëm me Greqinë, që u zgjidh me ndryshimin e emrit të shtetit, nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, në Maqedonia e Veriut.

Etiketa: DakordkryeministerMaqedonia e VeriutOpozitaShqiptar

Lajme të lidhura

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Para
Referendumi i Berishës, Këlliçi: Nuk duam inicidente

Referendumi i Berishës, Këlliçi: Nuk duam inicidente

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com