Deputeti i PD-së, Flamur Noka i ka hedhur miell në fytyrë punonjësve të Gardës tek dera e Kuvendit.
Noka i ka akuzuar se po i shërbejnë sipas tij narkoregjimit, duke theksuar se po ndalojnë përfaqësuesit e popullit të hyjnë në Kuvend.
“Janë pjesë e mazhorancës, po i shërben narkoregjimit. Në krye të detyrës, të ndalosh përfaqëuesit e popullit të hyjë në Kuvend”, tha Noka.
Ky është momenti kur Flamur Noka vrapon drejt sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit dhe i hedh miell.
Discussion about this post