GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Opozita serbe i drejtohet Borrellit: Vendosni masa ndaj Vuçiçit

11:26 - 11/10/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Opozita serbe i drejtohet Borrellit: Vendosni masa ndaj Vuçiçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partitë opozitare në Serbi i kanë dërguar sot një letër Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borel. Në këtë letër ata shprehin shqetësimin e thellë për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë për shkak të konfliktit mes serbëve dhe policisë së Kosovës në fshatin Banjskë.

Ndërsa duke e bërë përgjegjës për situatën e krijuar, ata kërkojnë të vendoset çdo masë e mundshme ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për njoftimet për mundësinë e vendosjes së masave kundër Serbisë. Duam të theksojmë se ne, si opozitë demokratike në Serbi, jemi thellësisht kundër kësaj. Përgjegjësia politike dhe personale e Aleksandër Vuçiçit për situatën aktuale është e dukshme. Prandaj, ndaj tij dhe ndaj aleatëve të tij më të afërt politikë duhet të vendoset çdo masë e mundshme”, shkruhet në letër.

Letra e plotë:

“Shkëlqesia Juaj, ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës kanë shqetësuar thellësisht qytetarët e Serbisë, me pasoja potencialisht më të gjera. Situata e sigurisë është përkeqësuar rëndë. Nuk ka dyshim se nevojitet përfshirja konstruktive e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, duke përfshirë edhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përpjekjet e të cilit i mirëpresim, por që deri më tani kanë rezultuar të jenë të pamjaftueshme.

Aleksandër Vuçiç dhe qeveria e tij mbajnë një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë politike dhe të tjera për ngjarjet në Banjskë. Duke dënuar çdo përpjekje për zgjidhjen e problemeve politike me dhunë, theksojmë gjithashtu një numër të madh të veprimeve të dhunshme dhe të pajustifikuara ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës të ndërmarra nga Qeveria e Albin Kurtit (p.sh. imponimi i dhunshëm i kryetarit të komunës pas zgjedhjeve në të cilat morën pjesë më pak se 3 për qind e popullsisë, sjellja brutale e policisë, dërgimi i njësive speciale në veri, arrestimet e pabaza, ndalimi i paligjshëm i importit të mallrave nga Serbia, reagimi i papërshtatshëm ndaj dhunës ndaj qytetarëve serbë, veçanërisht të kthyerve, etj). Shkelja e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, pasiguria, kërcënimet e përditshme dhe brutaliteti i forcave policore të pushtetit të Prishtinës tashmë kanë sjellë emigrimin e popullatës serbe nga Kosova.

Duke lënë anash motivet e z. Kurti, nuk duhet të mbyllim sytë ndaj provokimeve gjithnjë e më të shpeshta ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, të cilat minojnë çdo përpjekje për të kontribuar në dialogun dhe bashkëjetesën paqësore të komuniteteve. Popullsia serbe në Kosovë u gjend mes, nga njëra anë, “Listës Serbe” të kriminalizuar dhe autoritare dhe nga ana tjetër shtypjes sistematike të Albin Kurtit. Për më tepër, Aleksandër Vuçiç është drejtpërdrejt përgjegjës për inkurajimin e përfaqësuesve serbë që të largohen nga institucionet e Kosovës – veçanërisht njësitë policore – por edhe për imponimin e zgjidhjeve autoritare dhe jodemokratike, d.m.th për heqjen e pluralizmit politik te serbët në Kosovë. Si rezultat, ajo shkaktoi dhunë dhe viktima politike si z. Oliver Ivanoviç dhe të tjerë, dhe nxiti një gjendje të përgjithshme pasigurie dhe dëshpërimi, e cila çoi në një valë të re emigracioni.

Shkëlqesia Juaj, jemi thellësisht të shqetësuar për njoftimet për mundësinë e vendosjes së masave kundër Serbisë. Duam të theksojmë se ne, si opozitë demokratike në Serbi, jemi thellësisht kundër kësaj. Çdo veprim armiqësor që prek Serbinë dhe popullsinë e saj vetëm sa do të rrezikonte më tej vendin tonë dhe rajonin, do të forconte euroskepticizmin ekzistues dhe narrativën e rrezikshme nacionaliste dhe do ta kthente Serbinë në imazhin e saj të viteve ’90. Nga ana tjetër, përgjegjësia politike dhe personale e Aleksandër Vuçiçit për situatën aktuale është e dukshme. Prandaj, ndaj tij dhe ndaj aleatëve të tij më të afërt politikë duhet të vendoset çdo masë e mundshme. Prej kohësh kemi theksuar se zoti Vuçiç nuk duhet të gjenerojë mbështetje ndërkombëtare si bashkëbisedues ekskluziv, ndër të tjera, për shkak të shtypjes së demokracisë, të drejtave të njeriut, kushteve zgjedhore dhe abuzimeve mediatike në Serbi. Z. Vuçiç është pjesë e problemit, dhe jo zgjidhje për degradimin aktual të gjithë situatës – si në Serbi ashtu edhe më gjerë. Një qeveri demokratike në Serbi është një parakusht për të kërkuar zgjidhje afatgjata për problemet komplekse, si në Kosovë, ashtu edhe për stabilitet dhe paqe më të gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne duam ta kthejmë Serbinë në një partner, jo një sabotator të stabilitetit.

 

Me respekt,

Partia Demokratike Zoran Lutovac

Lëvizja Popullore e Serbisë Miroslav Aleksić

Lëvizja e qytetarëve të lirë të Pavle Grbovic

Qendra e Serbisë – Zemra e Zdravko Ponoš

Partia Liri dhe Drejtësi Dragan Đilas

Së bashku Nebojsha Zelenoviq

Fronti i Majtë i Gjelbër Radomir Lazoviç”

 

Etiketa: Borrellmasaopozite

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur
Botë

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur

07:58 - 08/01/26
Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia
Breaking Views

Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia

22:25 - 06/01/26
Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani nën hetim për pasurinë? Vjen reagimi i presidencës: Mirëpresim çdo verifikim

11:01 - 06/01/26
Para
NATO mbledh ministrat e Mbrojtjes, pritet të diskutohet për Kosovën

NATO mbledh ministrat e Mbrojtjes, pritet të diskutohet për Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com