GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Overdozat po shtohen tek moshat e reja, përdoruesit e drogës në kërkim të një shtrati në pavionin e Toksikologjisë në QSUT

15:57 - 13/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Overdozat po shtohen tek moshat e reja, përdoruesit e drogës në kërkim të një shtrati në pavionin e Toksikologjisë në QSUT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa ditësh një vajzë 17-vjeçare nga Durrësi troket dyerve të pavionit të Toksikologjisë në QSUT për tu shtruar, por nuk e pranojnë. Psikologia Eglantina Nikollaj që ka ndjekur rastin thotë se prindërit e vajzës i janë ankuar për mungesë vëmendje nga strukturat shëndetësore.

“Ka disa ditë që vajza kërkon të shtrohet në pavion por njëherë i thonë s’ka vende sepse në pavion ka vetëm meshkuj, e njëherë tjetër se po dezinfektohet për shkak të covid. Vajza vijon të bëjë jetën e rrugës duke u droguar dhe po rrezikon jetën”, thotë psikologia Nikollaj.

I kontaktuar nga gazeta “Si” shefi i pavionit të Toksikoligjisë në QSUT, Andrin Tahiri thotë se e njeh rastin në fjalë, por pacientja minorene ka probleme të theksuara psikike.

“E njoh rastin, por vajza ka qenë e shtruar në pavionin e Psikiatrisë Infantile ku ka marrë mjekim si dhe është pastruar nga drogërat që ka përdorur. Para daljes nga spitali, nga një vlerësim i përgjithshëm vajza ka rezultuar e pastër”, thotë doktor Andrini.

Overdozat, prioritet për shtrimet

Për shefin e pavionit të Toksikologjisë në QSUT, në këto ditë të nxehta vere, prioritet për shtrime janë overdozat, që po ndeshen rëndom tek moshat e reja. Sipas tij, situata e covid-19 ka reduktuar ndjeshëm nga 20, në 12 shtretërit pas tamponeve pozitivë që u konstatuan këtë javë.

“Jam i detyruar të jem selektiv në shtrime sepse zbatojmë protokollet e Covid. Në pavion kanë mbetur vetëm 5 pacientë, një prej të cilëve dy ditë më parë kreu vetëvrasje duke kaluar në overdozë pas konsumimit të medikamenteve të psikiatrisë dhe drogës, dy të tjerë të pickuar nga “merimanga e zezë” dhe dy të tjerë të helmuar nga ushqimet”, thotë për gazetën “Si”, shefi i pavionit të Toksikologjisë Andrin Tahiri.

Përdoruesit e drogave, pacientë kronikë që nuk rehabilitohen

Nevoja për detoksifikim në pavionin e Toksikologjisë në QSUT është e madhe. Doktor Andrini thotë se kërkesat janë të larta nga të gjitha rrethet. Sipas tij, përdoruesit e drogave që paraqiten në spital janë pacientë kronikë me historik më shumë se 5 vjet në përdorimin e drogave.

Por rreziku qëndron pas daljes nga spitali ku ata i drejtohen sërish rrugës për tu droguar.

“Në spital marrin të gjithë trajtimin e nevojshëm por sapo kthehen në shtëpi vijojnë të njëjtèn gjë. Problem mbetet rehabilitimi që tek ne mungon. Nuk ka një qendër rehabilitimi ku pacientët kronikë përdorues të drogave të integrohen, të marrin një zanat me qëllim largimin nga droga. Përveç kësaj, në Shqipëri nuk funksionojnë në grup shërbimet e tjera sociale me qëllim që pacienti të ketë mundësi rehabilitimi sa më parë”, thotë shefi i pavionit të Toksilologjisë Andrin Tahiri.

Sipas tij, edhe rasti i vajzës nga Durrësi është një prej tyre ku asnjë nga strukturat, madje as policia nuk ndërhyn për të ndihmuar familjarët e vajzës ta kthejnë atë nga rruga në shtëpi. Deri në zgjidhjen e kësaj situate të pashpresë, prindërit e 17-vjeçares po luten dyerve të spitaleve që ta shtrojnë vajzën e tyre, sepse ata nuk janë në gjendje ta mbrojnë atë nga rruga./ Marrë nga GazetaSi

 

 

Etiketa: MoshatOverdozatperdoruesit. drogarejashtohenshtratiToksikologjia

Lajme të lidhura

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Para
Scholz përkrahës i vendeve të Ballkanit Perëndimor: I kam afër zemrës…

Procesi i Berlinit, Scholz: Do arrihet marrëveshje për integrimin evropian të BP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com