GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pa frikë nga nga SPAK: I pandehur Gjyli i firmos 2 tendera 4.3 miliardë lekë Ndoc Kullës, nën hetim për “mirëmbajtjen”

14:12 - 16/09/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Pa frikë nga nga SPAK: I pandehur Gjyli i firmos 2 tendera 4.3 miliardë lekë Ndoc Kullës, nën hetim për “mirëmbajtjen”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni Ndoc Kulla dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli janë të dy të pandehur nga SPAK.  Ndoc Kulla është marrë i pandehur nga SPAK më 30 qershor 2025 për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. Kulla është nën hetim në kuadër të dosjes për tenderin për e mirëmbajtjes së rrugës që kalon nga “Rrësheni në Shpal dhe zona të tjera përreth”. Vlera e tij ishte rreth 220 milionë lekë të reja pa TVSH, dhe është mbajtur në shtator 2020, nga ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho. Gentian Gjyli më 13 maj 3025 është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion me tenderat e ARRSH.

Në rrethana normale këta dy persona duhet të ishin larg parave publike, por jo në Shqipëri ku korrupsioni është shpallur “monument kulture” i mbrojtur nga qeveria.

Pasi është marrë i pandehur Gjyli ka vazhduar t’i bjerë me top parave që i janë besuar. Më 9 shtator 2025, pasi e kishte lënë 1 vit pa asnjë lloj mirëmbajtje rrugën e Thethit, i lidhi kontratën kompanisë “Jubica” shpk me pronar Ndoc Kullën.

Bëhet fjalë për tenderin me fond limit 319 256 430,00 pa TVSH, me objekt Loti 1: Mirëmbajtje me performancë rruga “Han i Hotit – Tamarë, D/Grabom – Doganë, Tamarë Vermosh (Doganë)” (gjatësia totale 64.3 km).

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar Open Data Albania tenderin ku favorizohet Kulla. Për shkeljet e evidentuara, procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Në këtë prokurim, ku fituesi është shpallur qysh më 29 korrik 2024, merrnin pjesë 4 operatorë, por vetëm njëri prej tyre ka vendosur ta denoncojë tenderin.

Në datën 20 gusht 2024, komisioni i Gjylit ka njoftuar vlerësimin e ofertave, ku vetëm JUBICA SHPK ishte kualifikuar, ndërsa bashkimi i operatorëve “Varaku E” SHPK & “Ndërtuesi 2014” SHPK, i skualifikuar, po ashtu, “ROZAFA 94” shpk i skualifikuar dhe “I.D.K-KONSTRUKSION” shpk i skualifikuar.

Vendimi është ankimuar më 29 gusht 2024 pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) nga bashkimit i operatorëve ekonomikë “NDERTUESI 2014” Shpk & “VARAKU E” Shpk.

KPP më 29 tetor 2024 vendosi të rishikohet vlerësimi i ofertave nga ARRSH. Vetëm dy ditë më pas komisioni i Gjylit e ka kualifikuar operatorin që u ankua.

Në datë 24.12.2024 autoriteti kontraktor ka publikuar “Fituesin Paraprak”, publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 90, datë 30.12.2024, ku është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë “Varaku E” SHPK & “Ndërtuesi 2014” SHPK. Meqenëse tenderi ishte marrë në dorë nga KPP, që në atë kohë drejtohej nga Jonaid Myzyri (tashmë i shkarkuar dhe i marrë nën hetim nga SPAK) Gjyli bëri një hap pas dhe shpalli fitues kompaninë e Sandër Shpatit që ankohej për mikun e tij, Ndoc Kullën. Një ditë para Vitit të Ri, Ndoc Kulla dërgoi ankesën në KPP dhe e bllokoi procedurën  deri në 3 mars 2025. Për çudi, KPP i jep këtë radhë të drejtë kompanisë “Jubica” shpk dhe e anulon vendimin e ARRSH-së.

Më 25 mars është Sandër Shpati që ankohet sërish, por tashmë loja kishte mbaruar, sepse kur tenderi shkon në KPP është njësoj sikur ka shkuar tek zëvendëskryeministrja Balluku ose tek kryeministri Rama.

Komisioni i Prokurimit Publik më 14 prill 2025 vendosi të mos pranojë ankesën e “Ndërtuesi 2014” SHPK dhe ARRSH të vijojë me tenderin.

Në njoftimin e fituesit datë 17 prill 2025 janë kualifikuar ofertuesit: 1) BOE “NDERTUESI 2014” & “VARAKU E” SHPK, Vlera 239,442,322.00 Lekë pa TVSH, 294.00 pikë.

2) OE “JUBICA.” SHPK, Vlera 239,443,000.00 Lekë pa TVSH, 299.97 pikë.

Sandërs Spati është ankuar sërish, se sipas formularit, ka humbur padrejtësisht. Jo vetëm kaq, por “Ndërtuesi 2014” shpk e paditi KPP-në Gjykatën Administrative.

Megjithatë, Komisioni i Prokurimit Publik  vendosi përfundimisht më 24 korrik 2025, të mos pranojë ankesën e paraqitur nga BOE “NDËRTUESI 2014” Shpk & “VARAKU E” SHPK për procedurën e prokurimit.

Korrupsion dhe rrugë të bllokuara

Sandër Shpati dhe Ndoc Kulla kanë qenë partner biznesi. Konkretisht, dy kompanitë e tyre kanë fituar pa konkurrencë tenderin e mëparshëm në vitin 2022 për mirëmbajtjen e rrugës së Thethit, ku sot janë “kundërshtarë”.

Në 4 maj 2022, dy kompanitë e morën së bashku këtë tender me firmën e drejtorit Berberi që sot është burg.

Janë 4 miliardë lekë të marra pa konkurrencë në këtë tender të shënuar me “Flamur të kuq”. Para qyl të ndara me anë të korrupsionit, ndërkohë që mirëmbajtja e këtij segmenti është bërë shkel e shko.

Këto janë pamjet e rrugës së Thethit në dhjetor 2024, ndërsa në videon më poshtë tregohet situata në mars 2025.

https://www.youtube.com/watch?v=yLzsTrJBeRY

Dhe kështu është gjendja një muaj më pas, për shkak se gurët e rënë nga mali nuk pastrohen.

Kulla merr edhe 2 milionë euro nga Gjyli

Objekti i tenderit është “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior Shkodër Loti 1 (2025)”. Ndërsa fondi limit këtij prokurimi të mbajtur më 14 korrik 2025 është 196 369 145,00 lekë pa TVSH.

Gjyli, siç kemi raportuar edhe herë të tjera, nuk është trembur aspak nga arrestimi i paraardhësit të tij, por vazhdon të firmos miliarda lekë kontrata të dyshimta. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar procedurën Open Data Albania. Për shkeljet e kryera, tenderi është markuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Në këtë procedurë prokurimi morën pjesë 3 operatorë konkurrues: “JUBICA” SHPK e Ndoc Kullës,  “DELTAREX” SHPK dhe bashkimi i kompanive  “NDERTUESI 2014” SHPK & “UDHA” SHPK

Kompania e Kullës u shpall fituese më 23 korrik 2025, megjithëse kishte ofertën më të lartë. Kështu, “JUBICA” shpk ka bërë ofertën me vlerë 181 125 500,00 lekë pa TVSH.

Ndërsa firma  “DELTAREX” SHPK ka propozuar ta bëjë këtë punë me 143,349,476 lekë pa TVSH. Edhe bashkimi i operatorëve “NDERTUESI 2014” SHPK & “UDHA” SHPK ka bërë propozim më ekonomik duke ofruar vlerën 171,146,582. lekë pa TVSH.

Të orientuar për t’ia dhënë me çdo kusht tenderin kompanisë së Kullës, komisioni i vlerësimit i ka skualifikuar të dy konkurrentët me oferta më të ulëta me arsyetime subjektive për kriterin “punë të ngjashme”.

Evis Berberi i jepte 2 milionë euro çdo vit Ndoc Kullës për vizimet.

Vijat e rrugëve në Shkodër, që i ka fshirë shiu me kohë u bënë në vitin 2023 nga i njëjti biznesmen, Ndoc Kulla.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësim i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior, Loti 1 (2023)”. Tenderi është publikuar më datë 22 maj 2023 në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Gjyli, çdo dy javë shkon në SPAK

Ndërsa, drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, shkon thuajse çdo dy javë në SPAK. Më 13 maj 2025, Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 25 persona, për abuzime me tenderët e rrugëve. I pandehur është kreu aktual i ARRSH, Gentian Gjyli, ndërsa ish-Drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, i shtohen akuzat pas asaj për korrupsion dhe pastrim parash për të cilat ndodhet në burg.

‘U mora i pandehur’, tha Gjyli ndërsa dilte nga SPAK i nervozuar. Në këtë reagim duket se kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e ka pritur mirë statusin e të pandehurit të drejtësisë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara nga prokurori Dritan Prençi, i cili ka vënë nën hetim biznesmenë e zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit Evis Berberi, më 14 mars 2024. Kreu i ARRSH Gentian Gjyli, është thirrur edhe më herët në SPAK ku ka dëshmuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Në burg janë dhe dy biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lami, si bashkëpunëtorë në skemën e përfitimit të tenderëve, si pronarë të kompanive që fitonin tenderat fiktivë, por ku përfituesi fundor ishte vetë ish-kreu i ARRSH, Berberi.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ARRSHGentian GjyliNdoc Kullatendera

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata në Hagë po i shërben Serbisë, jo drejtësisë

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata në Hagë po i shërben Serbisë, jo drejtësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com