GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pa garë/ Nuri Belba i jep 380 mln lekë ish-deputetit të PS-së

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pa garë/ Nuri Belba i jep 380 mln lekë ish-deputetit të PS-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë Përrenjas po shpenzon lekë më thasë nga fondet e mbetura për vitin 2022. Përrenjasi është një qytet i vogël, por kryebashkiaku Nuri Belba po derdh 380 milionë lekë vetëm për një rrugicë lagjeje. Më datë 22 dhjetor 2022, Belba ka firmosur kontratën për tenderin me objekt “Rikonstruksion i rrugës Rashtan” me fond limit  38 236 028,00 lekë (të reja).

 

Edhe të ndërtohej nga e para, nuk do të kushtonte kaq shumë kjo rrugë, ndërsa Belba e bën lekun letër për rikonstruksionin e saj. Saka, në dokumentet e këtij tenderi  të bie në sy se kanë paraqitur oferta 10 kompani gjigante. Të cilat gjitha kanë qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes për korrupsionin me tenderët. Por, këtë prokurim Belba e kishte taksur për firmën “COMPANY RIVIERA 2008”.

Kjo e fundit u shpall fituese pa konkurrencë, pasi të nënta kompanitë e tjera u përjashtuan menjëherë nga gara me justifikimin se nuk kanë deklaruar një punonjës elektricist, shofer dhe murator. Kështu në garë mbeti vetëm kompania “COMPANY RIVIERA 2008” e Agim Kolës dhe iu firmos kontrata me shpejtësi. Ky tender klasifikohet në prokurimet me risk të lartë dhe mban “flamurin e kuq”. Madje në këtë rast, kompania fituese ka paraqitur dhe ofertën më të shtrenjtë.

Ndërkohë, përmendim se kompania ka si administrator Agim Kolën. Por, pronari i vërtet i saj është vëllai Ndue Kolës, ish-deputet i PS-së.

Në fakt, kështu është proceduar për tri kompanitë që administron Agim Kola. Konkretisht, firmat “RSM Company SH.P.K”, “A. N. K” dhe “COMPANY RIVIERA 2008” janë themeluar nga Ndue Kola, tani të gjitha kanë kaluar në emrin e Agim Kolës.

 

Aferat e Kolës

Agim Kola dhe vëllai i tij Ndue Kola kanë marrë pjesë edhe në mega aferën e rrugës Milot-Balldren. Për këtë të fundit, KLSH ka konstatuar miliona euro humbje për shkak të tenderëve të firmosur në kundërshtim me ligjin.

Koncensioni me vlerë 255 milionë euro, nga të cilat 213 milionë euro vlera e projektit dhe pjesa tjetër TVSH, ishte goditja më e madhe financiare që ka realizuar kompania “ANK”. Me të tria këto kompani, vëllezërit Kola përfitojnë miliarda lekë transaksione nga Thesari i Shtetit, ku rezulton që të paktën njëra prej tyre siguroi 40 milionë euro tenderë në 3 vite.

Kujtojmë se mё 12 shtator 2019 efektivët e rendit ndaluan biznesmenin Agim Kola, i cili akuzohej se nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve me fatura fiktive ka përfituar në mënyrë të paligjshme një sasi të konsiderueshme parash.

Në prangat e policisë ra administratori i kompanisë Rr.s.M dhe Hidro Company, Agim Kola, i cili akuzohet se është i përfshirë në skemën e evazionit 30 mln euro me faturat fiktive.

Lexo edhe:Luan Kapri dhe “Gëzimi i Kashtës” rekord abuzimesh, rrëmbejnë 1 mld lekë në Përrenjas për plehra

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016. 

Etiketa: “COMPANY RIVIERA 2008”.Agim KolaNdue KolaNuri Belba

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Përdhunimi i të miturës në Kosovë, arrestohen dhe 6 persona të tjerë

Sulmohen dy të mitur shqiptarë në veriun e Mitrovicës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com