GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pa rival, Skënder Gjinushi pritet të rizgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave

11:30 - 20/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Pa rival, Skënder Gjinushi pritet të rizgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mënyrë krejt të papritur dhe pa njoftuar mediat dhe publikun, sot mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Akademisë së Shkencave.

Mësohet se kandidat i vetëm për këtë post është sërish Skëndër Gjinushi, i cili duket se ka bërë gati të gjitha kushtet për t’u rikonfirmuar sërish në detyrë, ndonëse me procedura të dyshimta dhe pa transparencë për publikun.

Pa asnjë njoftim në media dhe në mënyrë të fshehtë nga pjesa tjerët e akademikëve, Gjinushi pritet të marrë sërish drejtimin e Akademisë së Shkencave, edhe pse kjo procedurë është kontestuar nga akademiku Artan Fuga.

Mësohet se rreth 15 akademikë kanë votuar paraprakisht me zarf në një procedurë krejt të dyshimtë, ndërkohë që votat do të administrohen nga një komitet Ad-Hoc dhe jo nga një komision votimi, që duhej të ishte ngritur për këtë rast.

Burime sqarojnë mes të tjerash se akademikët Nestor Thereska dhe Ardian Civici kanë propozuar Gjinushin për kryetar, ndërkohë i vetmi zë kundër kësaj procedure të ndjekur është akademiku Artan Fuga. Ky i fundit mësohet se ka kundërshtuar procedurat që po ndiqen sot nga Akademia e Shkencave për t’i hapur rrugë kështu rikonfirmimit të Gjinushit si kryetar.

Aktualisht, zgjedhjet po zhvillohen pa praninë e mediave, në një qark të mbyllur që lë vend për shumë dyshime. Kujtojmë se projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga opozita dhe shumë akademikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së. Me këto ndryshime iu hap rrugë rikonfirmimit të Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

 

 

Etiketa: akademiGjinushiKryesore1

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Topçiu vjedh paratë e romëve, tenderin 270 MLN lekë e jep pa garë

Topçiu vjedh paratë e romëve, tenderin 270 MLN lekë e jep pa garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com