GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pabarazia/ Tirana me 134% të të ardhurave për frymë, Kukësi me 59%

08:15 - 17/05/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Pabarazia/ Tirana me 134% të të ardhurave për frymë, Kukësi me 59%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pabarazia ekonomike vit pas viti po thellohet ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera, për shkak se ekonomia e kryeqytetit po rritet me ritme më të larta se ekonomia e qarkut më të varfër në vend Kukësit.

Për rrjedhojë ritmet e konvergjencës në vend që të ngushtohen po thellohen me tej, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT për PBB-në e Rajoneve më 2021 që u botua sot.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel qarku, në vitin 2021, ishte në Tiranë, me 886 mijë Lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 13,83%, krahasuar me vitin 2020.

PBB për frymë e këtij qarku ishte sa 134% mbi mesataren e vendit.

Në krahun tjetër në qarkun më të varfër të vendit, Kukësi e kishte PBB-në për frymë 395 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 8,74%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte sa 59 për qind e mesatares kombëtare.

Qarku Fier me 714 mijë Lekë PBB për frymë shënoi një rritje në terma nominale prej 14,29%, krahasuar me vitin 2020.

PBB për frymë e këtij qarku ishte 8,17% mbi mesataren e vendit dhe Qarku Gjirokastër me 683 mijë Lekë, i cili shënoi një rritje në terma nominale prej 10,68%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte 3,40% mbi mesataren e vendit.

Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Lezhë me rreth 461 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale 12,02% ndaj vitit 2020.

PBB për frymë e këtij qarku ishte 30,19% nën mesataren e vendit dhe qarku Shkodër me 467 mije Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 13,20% ndaj vitit 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte 29,25% nën mesataren e kombëtare.

Në vitin 2021 në Veri, PBB për frymë ishte 525 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 13,42%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij rajoni është 20,49% nën mesataren e vendit.

Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 795 mijë Lekë dhe pati një rritje në terma nominale me 14,03%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 20,36% mbi mesataren e vendit.

Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 599 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 12,84%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij rajoni është 9,25% nën mesataren e vendit.

Rritja ekonomia, Tirana dhe Durrësi nivelin më të lartë

Në vitin 2021PBB me çmime korrente u vlerësua 1.856.172 milionë Lekë, duke shënuar një rritje në terma realë prej rreth 8,91%, krahasuar me vitin 2020.

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2021, e ka dhënë Qarku Tiranë me +4,93 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Durrës me +1,07 pikë përqindje dhe Qarku Fier me një kontribut prej +0,66 pikë përqindje.

Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Kukës me +0,07 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Gjirokastër me një kontribut prej +0,08 pikë përqindje dhe Qarku Berat me një kontribut prej +0,11 pikë për qind.

Në vitin 2021, sipas rajoneve statistikore në nivel 2, PBB me çmime korente në rajonin Veri ishte 415,2 miliardë Lekë ose 22,37% ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2020, në rajonin Veri, PBB në terma reale shënoi një rritje me 8,43%.

PBB me çmime korente në rajonin Qendër, ishte 936,4 miliardë Lekë ose 50,45% ndaj totalit të PBB-së. Krahasuar me vitin 2020, për rajonin Qendër, PBB në terma reale shënoi një rritje prej 10,84%.

PBB me çmime korente në rajonin Jug ishte 504,6 miliardë Lekë ose 27,18% ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2020, në rajonin Jug, PBB në terma reale shënoi një rritje prej 5,83%.

Sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), rritjen reale më të lartë të PBB-së e shënoi Qarku Tiranë me një rritje në terma reale prej 11,49%, i ndjekur nga Qarku Durrës me një rritje në terma reale prej 10,74% dhe Qarku Vlorë me një rritje në terma reale prej 9,42% të PBB-së për vitin 2021, krahasuar me vitin 2020. Rritjen reale më të ulët të PBB-së e shënoi Qarku Berat, duke shënuar një rritje në terma reale prej 3,03%, më tej renditet Qarku Gjirokastër me një rritje në terma reale prej 3,56% dhe Qarku Korçë me një rritje në terma reale prej 4,29% të PBB-së për vitin 2021, krahasuar me vitin 2020.

PBB për frymë në PPS për vitin 2021 për Republikën e Shqipërisë është 31,73% e mesatares së Bashkimit Evropian BE_27 = 100 (shih shënime metodologjike).

Sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2021 ishte 38,19%, në rajonin Veri 25,23% dhe në rajonin Jug 28,80%./Monitor

Etiketa: Kukesite ardhuratirama

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Musk: Për herë të parë, Tesla do të reklamojë…

Musk: Për herë të parë, Tesla do të reklamojë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com