Kryeministri Rama ishte sot në QSUT, për të prezantuar nisjen e bashkëpunimit të këtij spitali me SHEBA medical center një spitali i njohur në Izrael, i cili do ndihmojë mjekët shqiptarë në dije dhe menaxhim, duke nisur nga Spitali Onkologjik në QSUT. Në fakt ne po themi që ai doli sot për të bërë propagandën e radhës dhe për të mbyllur zërat kritikë në prag fushate.
Rama kujtoi fillimisht situatën e krijuar prej një grupi mjekësh në spitalin e Onkologjikut muaj më parë, të cilët orientonin pacientët me sëmundje tumorale drejt klinikave private, duke i detyruar ata të paguanin deri në 3,000 euro për shërbime që mund të përfitoheshin falas në spitalin publik.
Rama i quan grup kriminelësh, teksa thekson se situata sot duket më optimiste falë edhe nisjes së këtij bashkëpunimi me SHEBA-n.
‘Rikthehemi pas një situate dramatike prej një grupi kriminelësh. Sot me vjen mirë që rikthehemi me optimizmin dhe me garancinë që na jep një partneritet strategjik me një ndër qendrat më të shquara të ekselencës mjekësore në botë, spitali prestigjioz të Izraelit që është i rankuar i nënti në klasifikimin e përgjithshëm të spitaleve të të gjithë botës. Jam shumë optimist, për ecurinë e transformimit të qendrës spitalore universitare duke filluar nga Onkologjiku, me një pasqyrë kuptimplotë, ky nuk është partneritet formal, shkëmbim rastësor, por është një aleancë strategjike me mirëkuptimin se krah për krah me SHEBA, mjekët e SHEBA do krijojmë një sinergji që do e bëjë në këtë periudhë disa vjeçare QSUT 2030 shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe rajonin’, tha Rama.
Por në fakt nuk është ashtu, jo vetëm ata mjek por edhe drejtoresha spitalit, koordinatorë të spitalit, ish ministrja dhe ministrja aktuale e shëndetësisë, sëbahsku me kryeministrin duhet të mbajnë përgjegjësi për atë cka ndodhi dhe vazhdon të ndodh tek Onkologjiku.
Prandaj theksojmë me bindje se cdo fjali e kryeministrit është propagandë, pasi situata në spital vazhdon e tillë. Vetëm një javë më parë bëri xhiron e rrjetit foto ku shiheshin se si pacientët bëni kimio në karrige.
E pra, Ky është realiteti më të cilën përballen në përditshmëri të sëmurët me kancer. Ku është pavioni i Onkohematologjisë ku siç e shikoni edhe nga pamjet janë persona të sëmurë, janë duke bërë kimioterapi dhe shikoni se në çfarë kushtesh bëjnë kimioterapi këta pacientë. Duhet të ishin në poltron. Janë vende të dedikuara ku një pacient që vuan nga kanceri do duhet të qëndrojë përgjatë gjithë kohës. Kujtojmë se kimioterapitë zgjasin deri ne 6 orë dhe shikojeni, rrinë në karrige.
Edhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi kryeministri, i cili në fakt mundohet ta mbulojë këtë skandal.
Discussion about this post