GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pacientët korridoreve, Manastirliu fal pa garë 326 mln lekë për zyra

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Pacientët korridoreve, Manastirliu fal pa garë 326 mln lekë për zyra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre kompani ka paguar Ogerta Manastirliu për të mobiluar zyrat e QSUT, pagesat e të cilëve kalojnë fondin limit të përcaktuar fillimisht për këtë shërbim. Ministrja e Shëndetësisë iu falë  326 milionë lekë oligarkëve të mëdhenj për mobilie, në një kohë ku çdo ditë përballemi me denoncime rreth kushteve skandaloze për dhomat e pacientëve në spitale. Madje pak kohë më parë një këshilltar austriak denoncoi mungesën e higjienës dhe medikamenteve te Spitali i Traumës. Asaj kohe Manastirliu tha se, kaq mundet të bëjë qeveria në këto vite qeverisje, pasi sikur duket paratë i çon për zyrat e drejtoreshës. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje orendi dhe paisje për mobilim zyrash për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”, gara për të cilin është hapur me  4 prill dhe ditën e sotme është shpallur fituesi. Në dokumentet e publikuara vihet re se fondi limit i vënë në dispozicion për këtë është  147. 864. 532,00 lekë  dhe në garë kanë marrë pjesë 7 kompani. Por, 4 prej tyre Manastirliu i ka skualfikuar automatikisht me justifikimin se nuk kanë paraqitur në kohë certifikatën e “Kapaciteteve Teknike”, e cila përcakton cilësinë dhe sasinë e malli si dhe të dhëna të tjera. Kështu në garë kanë mbetur vetëm 3 kompani, saktësisht: RO-AL” SH.P.K; “MUCA” SH.P.K  dhe  “ARDENO” SH.P.K.. Për të mos lënë bosh asnjërën prej tyre, ministrja ka firmosur dokumentin ku shpallen të tria fituese, pra pa u zhvilluar një garë sipas rregullave.

Kështu, “Open Data Albania” e ka renditur këtë tender në projektet me “Rad Flag”, pasi ka cenuar konkurrencën në treg. Sakaq, evidentojmë se këto kompani kanë paraqitur oferta nga 80 milionë lekë deri në 139 milionë lekë, pra gati sa 89% e fondit limit. Por, sërish janë shpallur fituese, edhe pse katër kompanitë e tjera kanë paraqitur oferta poshtë vlerë 129 milionë lekë. Këtu ministrja Manastirliu ka shkelur një tjetër pikë të ligjit të prokurimeve, atë të fondit limit, për të cilin rregulli kërkon që të pranohen ofertat më të lira në raport më vlerën e vendosur nga Autoriteti Kontraktues.

Sakaq, një tjetër shkelje që bie në sy është se vetëm për shërbim mobilimi të disa zyrave Manastirliu ka përfshirë 3 kompani, gjë e cila nuk ka ndodhur as në tenderë më të rëndësishëm si pastrim apo blerje medikamentesh. Kështu, duke kujtuar se të tre këto kompani kanë paraqitur oferta të shtrenjta rezultati në fund tregon se vlera e të gjithave bashkë e tejkalon fondin limit, madje është sa dyfishi i tyre.

Konkretisht, fondi limit kap vlerat 1.5 miliardë lekë, ndërsa ofertat e kompanive arrijnë në 326 milionë lekë të reja ose 3.2 miliardë lekë të vjetra. Pasi specifikisht: RO-AL” SH.P.K ka ofertën me vlerë 74,993,500 pa TVSH; “MUCA” SH.P.K ka ofertën me vlerë 111,821,900 pa TVSH dhe ARDENO” SH.P.K dhe 139,746,492 pa TVSH. Në këto kushte, ky tender është në shkelje të plotë të të gjitha pikave të ligjit për prokurimet, pasi janë ndryshuar të dhënat e dokumenteve gjatë rrugës dhe më keq akoma vlera e kontratës. Kjo kontratë është e nxirë në shkelje dhe pavarësisht ankesave të bëra në KPP, Manastirliu është lejuar të vazhdoj me procedurat e tenderit abuziv, që do t’i kushtojë miliarda lekë taksapaguesve shqiptar për mobilie/Esmeralda Hida/ Gijotina.com

Etiketa: abuzimDhomakryesore2Ogerta ManastirliupacienteQSUTSpitaltenderzyra

Lajme të lidhura

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Para
Kryeministri Kurti nis vizitën  zyrtare në SHBA

Kurti: Do të rishikojmë vijën kufitare me Malin e Zi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes
Aktualitet

Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

08:20 - 07/11/26

Mjegulla ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kukësit, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke krijuar...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 07/11/26
“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

07:52 - 07/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Nëntor 2026

07:37 - 07/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 7 Nëntor 2026

07:35 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com