GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Paga e legjionarit ka shkaktuar tension brënda klubit zviceran

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Paga e legjionarit ka shkaktuar tension brënda klubit zviceran
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tri javë më parë, ishte Granit Xhaka që sulmoi ashpër ish-klubin e tij, Baselin në Instagram.

“Duhet të keni turp!!”, kishte shkruar mesfushori i Arsenalit në drejtim të kryesisë së klubit helvet.

“CH Media” ka zbuluar se ka jo pak tension mes Taulant Xhakës, vëllait të Granitit, dhe Baselit dhe kjo mund të çojë në ndëprerjen e bashkëpunimit mes palëve. Pengesë është kontrata e 31-vjeçarit. Xhaka ka një klauzolë në kontratë që i jep të drejtën që të rinovojë marrëveshjen automatikisht deri në vitin 2025 nëse aktivizohet për një numër të caktuar ndeshjesh.

Për të ndryshuar kontratën, lojtarit shqiptar iu ofrua një marrëveshje e re që do të hynte në fuqi nga 2024 dhe e cila parashikonte që pasi të mbyllte karrierën, ish-mesfushori i kombëtares të bëhej trajner i të rinjve. Xhaka dukej fillimisht dakord, për sa kohë që do të luante deri në 2025-ën.

Sipas “Blick”, Taulant Xhaka nuk fiton 1.3 milion eurot e raportuara nga “CH Media”, por është një nga “rrogtarët” më të mëdhenj në skuadrën e Baselit. Kjo nuk përshtatet në strategjinë e kursimeve të klubit që ka probleme të ndjeshme financiare.

Sipas “CH Media”, Baseli shprehu synimin e tyre për ta kthyer klauzolën e njëanshme në një dypalëshe. Përveç Xhakës, edhe klubi zviceran do të duhej të pajtohej për vazhdimin e karrierës së lojtarit deri në vitin 2025. Në të njëjtën kohë, Xhaka mësoi se do të kishte vetëm një rol mbështetës pas sezonit aktual.

Kjo marrëveshje me siguri do të nënkuptonte se koha e Xhakës në klub do të përfundonte në vitin 2024. Gjë që Xhaka nuk e dëshiron. Dhe kjo bije ndesh me premtimin fillestar të drejtuesve të klubit se ai do të luante deri në fund të marrëveshjes. Nuk është hera e parë në epokën e Degenit që lojtarët dhe ata përreth tyre ankohen për mungesë respekti dhe ndershmërie.

Etiketa: bazeliFutbolltaulant xhakaZvicra

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
‘Kam “bomba” për krimet e strukturave të larta shtetërore’

'Kam “bomba” për krimet e strukturave të larta shtetërore'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mjegull e dendur në aksin Thumanë-Rinas, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
Aktualitet

Mjegull e dendur në aksin Thumanë-Rinas, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

08:23 - 23/10/26

Mjegulla e dendur ka përfshirë ultësirën e Krujës, duke kufizuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugët që lidhin veriun e vendit me...

Lexo më shumë
Biznesmeni  shqiptaro-amerikan i shkruan ambasadorit të SHBA në Tiranë: Rama nuk mund ta mbajë vendin peng

Biznesmeni shqiptaro-amerikan i shkruan ambasadorit të SHBA në Tiranë: Rama nuk mund ta mbajë vendin peng

08:04 - 23/10/26
Revolta e të rinjve/ Pedagogët sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve

Revolta e të rinjve/ Pedagogët sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve

07:42 - 23/10/26
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 gusht 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 Tetor 2026

07:29 - 23/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Tetor 2026

07:28 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com