GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pagat e padeklaruara/ Tatimet letër bizneseve: 20 janari afati i fundit për t’i rregulluar

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pagat e padeklaruara/ Tatimet letër bizneseve: 20 janari afati i fundit për t’i rregulluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tatimet u kanë çuar letër këshilluese bizneseve që që kanë nëndeklaruar pagat, ku u kërkohet ta vetërregullojnë atë deri më 20 janar, në të kundërt sipas përmbajtjes së saj do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar për evazion fiskal.

Mosdeklarimi real i pagave është vepër penale dhe rrjedhja e të dhënave me pagat pak ditë më parë zbuloi edhe nivelin e lartë të informalitetit në ekonomi. Kjo sipas ish-zëvendësdrejtorit të Tatimeve Flobenc Dilaveri, dëshmon dobësinë e institucioneve në luftën ndaj evazionit.

“Këto letra kanë qenë në duar të administratës tatimore në çdo second. Pra, nëse ka pasur nivele të caktuara informaliteti ato duhet të ishin luftuar me kohë. Nuk kemi pse presim për tu krijuar një problem i madh kombëtar, publik pastaj të reagojë administrata. Në një ekonomi ku informaliteti është përditë prezent patjetër që mund dhe duhet disi arbitrariteti dhe dorë e fortë e shtetit” – tha Flobenc Dilaveri, ish-nëndrejtor i Tatimeve.

Tatimet nuk kanë ende një plan të detajuar të qasjes që do të ndjekin, edhe pse qeveria ka paralajmëruar 20 janarin si afatin e fundit për bizneset për zbardhjen e pagave të fshehta.

“Duhet një plan i qartë dhe mbi të gjitha tatimet duhet të kuptojnë detyrat e tyre sepse vitet e fundit lëvizjes të administratës në nivele të caktuara të drejtuesve të papërgjegjshëm, vetë administrata ka qenë e çakorduar dhe duhet që ata të fitojnë qetësinë. Unë do ta suportoja shumë administratën tatimore që ku ka indicie të shkojë deri në fund se nëse nuk bëhen disa shembuj të disa subjekteve që bëjnë evazion, falsifikojnë apo kryejnë vepra penale në fushën fiskale ne asnjëherë nuk do mund të notojmë në ujëra të qeta” – tha Flobenc Dilaveri, ish-nëndrejtor i Tatimeve.

Një nga arsyet kryesore që bizneset dhe individët bëjnë evazion fiska, sipas Dilaverit i lidhet me barrën e rëndë nga taksat dhe ndryshimet e shpeshta fiskale.

Etiketa: afatibiznesetJANARpadeklaruarapagattatimet

Lajme të lidhura

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës
Breaking Views

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

23:28 - 05/11/26
“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve
Breaking Views

“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve

19:32 - 05/11/26
Brukseli ngre alarmin për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni
Aktualitet

Brukseli ngre alarmin për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni

08:55 - 05/11/26
Para
Video/ Përplasen dy makina në Tiranë, e pëson dhe ambulanca

Video/ Përplasen dy makina në Tiranë, e pëson dhe ambulanca

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 6 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:55 - 06/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

08:34 - 06/11/26
21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete

08:30 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

08:03 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com